Zgjdhjet për pushtetin vendor shoqërohen me një kriminalitet elektroral më të lartë sesa proceset e zgjedhjeve të përgjithshme. Është ky konkluzioni i hulumtimit të realizuar nga portali open.data.al. Sipas kësaj analize, kodi Penal aktual përmban tetë nene ku parashikohen vepra apo kundravajtje penale që cenojnë proceset zgjedhore.

Zgjdhjet për pushtetin vendor shoqërohen me një kriminalitet elektroral më të lartë sesa proceset e zgjedhjeve të përgjithshme. Është ky konkluzioni i hulumtimit të realizuar nga portali open.data.al. Sipas kësaj analize, kodi Penal aktual përmban tetë nene ku parashikohen vepra apo kundravajtje penale që cenojnë proceset zgjedhore. Ndërsa Kodi Zgjedhor në dy nene të tij përkufizon si veprime të dënueshme akte si votimi më shumë se një herë apo braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve.

Në total në gjashtë vitet e fundit janë zhvilluar tre procese zgjedhore të përgjithshme apo administrative. Duke iu referuar statistikës zyrtare të gjyqësorit, open.data.al vlerëson se gjatë këtyre tre proceseve të shoqëruara edhe me raste të zgjedhjeve të pjesshme, janë proceduar në total për krime dhe kundravajtje penale në procese elektorale shtatëdhjetë e pesë raste me nëntëdhjetë e gjashtë autorë të shpallur fajtorë me vendim të formës së prerë.

Dënimet janë dhënë kryesisht më gjoba të cilat në të shumtën e rasteve shlyhen nga partitë politike në emër të komisjonerëve të emëruar po prej tyre. Open Data Albania hulumton se proceset për zgjedhje administrative shënojnë më shumë kriminalitet elektoral se proceset për zgjedhje të përgjithshme. Kështu në vitin 2007 procesi zgjedhor për pushtet lokal u shoqërua me pesëdhjetë e pesë procedime penale sipas Kodit Zgjedhor kundrejt vetëm pesë procedimeve të këtij lloji të realizuara pas procesit zgjedhor të 2005-ës.

Vëllimi dhe dinamika e procedimeve penale për veprime që lidhen me procesin elektoral janë një indikator që tregon mbi cilësinë dhe garancitë e parimeve të lirisë politike në një shtet. Nga ana tjetër statistikat mbi çështje penale të iniciuara për veprime që lidhen me abuzime në detyra të administrimit zgjedhorë, tregojnë se sa i rregullt dhe i besueshëm është një proces elektoral.