Gjykatat në RSh në harkun kohorë 2004-2009 (6 vite) kanë dhënë 69 vendime penale të formës së prerë me burgim të përjetshëm.

Viti më me shumë të dënuar me burgim të përjetshëm është viti 2006 me 17 të dënuar. Vitit me më pak të dënuar me burgim të përjetshëm është viti 2007 me 5 të dënuar. Mesatarja vjetore është 11 të dënuar me burgim të përjetshëm çdo vit.

Dënimet me burgim të përjetshëm janë dhëne për vepra penale të grupuara në: vrasje; vjedhje me pasoje vdekjen; rrëmbim/pengmarrje; akte terroriste; organizate kriminale dhe trafikim.

Vëllimi më i madh i krimeve të dënuara me burgim të përjetshëm e kanë veprat penale të vrasjes pasuar nga vjedhje me pasoje vdekjen.

Dënimi me burgim të përjetshëm është dënim maksimal për ligjin penal në RSh. Të dënuarit me burgim të përjetshëm nuk mund të përfitojnë nga faljet, amnistitë dhe kërkesat për ulje dënimi.