Sipas të dhënave të ODA-s, vihet re një rritje e peshës së borxhit të jashtëm

Gjatë vitit 2010 Shqipëria emetoi për herë të parë eurobond-in në tregun e huaj të kapitaleve me shumën 300 milionë euro me maturim 04/11/2015. Pagesa e interesit vjetor për këtë obligacion është 7.5 ose 22.5 milionë euro në vit. Të ardhurat nga eurobond-i u përdorën për parapagimin e kredisë së vitit 2009 dhe për plotësimin e nevojave për financimin e buxhetit. Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë Ministrisë së Financave dhe FMN lidhur me strukturën e stokut të borxhit të shtetit shqiptar gjatë viteve. Të dhënat janë kumulative pra stoku i borxhit të një viti përfshin totalin e borxhit të emetuar deri në atë vit. Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidente (borxhi i brendshëm) ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidente (borxh i jashtëm).

Stoku i borxhit publik për 2010 (në fund të tremujorit të tretë) ishte rreth 715.5 miliardë lekë ose 58.5 e PBB-së. Nga ky total 407.5 miliardë janë borxh i brendshëm (57) dhe 308 miliardë janë borxh i jashtëm (43). Nga analiza e të dhënave vihet re një rritje e qartë e peshës së borxhit të jashtëm kundrejt borxhit të brendshëm. Bazuar në të dhënat rezulton se borxhi i brendshëm nga viti 2008 është rritur me vetëm 1.8%, ndërsa borxhi i jashtëm është rritur me rreth 58% duke demonstruar qartë strategjinë e shtetit shqiptar për sigurimin e kapitaleve në tregjet e huaja. Gjatë dy viteve të fundit pesha e kreditorëve privatë ka ardhur në rritje nga 17.4% në 2008 në 27.4% në 2010-ën.

Rreziku i kursit të këmbimit

Edhe pse emetimi i eurobond-it rrit diversifikimin e borxhit publik të Shqipërisë, duke qenë i emetuar në euro, ndryshe nga monedha vendase dhe për shlyerjen e interesit dhe vetë borxhit kur të maturohet është i domosdoshëm këmbimi në euro, ai si dhe rritja e peshës së borxhit të jashtëm rrit rrezikun e kursit të këmbimit dhe koston e borxhit nëse euro Sipas të dhënave të ODA-s, vihet re një rritje e peshës së borxhit të jashtëm

Gjatë vitit 2010 Shqipëria emetoi për herë të parë eurobond-in në tregun e huaj të kapitaleve me shumën 300 milionë euro me maturim 04/11/2015. Pagesa e interesit vjetor për këtë obligacion është 7.5 ose 22.5 milionë euro në vit. Të ardhurat nga eurobond-i u përdorën për parapagimin e kredisë së vitit 2009 dhe për plotësimin e nevojave për financimin e buxhetit. Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë Ministrisë së Financave dhe FMN lidhur me strukturën e stokut të borxhit të shtetit shqiptar gjatë viteve. Të dhënat janë kumulative pra stoku i borxhit të një viti përfshin totalin e borxhit të emetuar deri në atë vit. Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidente (borxhi i brendshëm) ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidente (borxh i jashtëm).

Stoku i borxhit publik për 2010 (në fund të tremujorit të tretë) ishte rreth 715.5 miliardë lekë ose 58.5 e PBB-së. Nga ky total 407.5 miliardë janë borxh i brendshëm (57) dhe 308 miliardë janë borxh i jashtëm (43). Nga analiza e të dhënave vihet re një rritje e qartë e peshës së borxhit të jashtëm kundrejt borxhit të brendshëm. Bazuar në të dhënat rezulton se borxhi i brendshëm nga viti 2008 është rritur me vetëm 1.8%, ndërsa borxhi i jashtëm është rritur me rreth 58% duke demonstruar qartë strategjinë e shtetit shqiptar për sigurimin e kapitaleve në tregjet e huaja. Gjatë dy viteve të fundit pesha e kreditorëve privatë ka ardhur në rritje nga 17.4% në 2008 në 27.4% në 2010-ën.

Rreziku i kursit të këmbimit

Edhe pse emetimi i eurobond-it rrit diversifikimin e borxhit publik të Shqipërisë, duke qenë i emetuar në euro, ndryshe nga monedha vendase dhe për shlyerjen e interesit dhe vetë borxhit kur të maturohet është i domosdoshëm këmbimi në euro, ai si dhe rritja e peshës së borxhit të jashtëm rrit rrezikun e kursit të këmbimit dhe koston e borxhit nëse euro forcohet kundrejt monedhës vendase lek.