Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi.

Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje. Në rastin e Shqipërisë, norma vjetore e inflacionit për 2009 ishte 3.7%, ndërsa për 2010 ishte 3.4%.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria paraqitet si më poshtë:

*Vlerësime të FMN
Burimi: FMN
Komentet dhe Analiza: ODA

Shqipëria renditet e treta në rajon pas Serbisë (6.58%) dhe Turqisë (6.53%), të cilat janë karakterizuar nga periudha hiperinflacionare në dekadën e fundit. Ndërkohë pas Shqipërisë renditen: Greqia (2%), Kroacia (1.9%), Kosova (0.1%), Bosnja dhe Hercegovina (-0.025%) dhe Maqedonia (-1.64%).
Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të inflacionit gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Serbia. Në rastin e Shqipërisë, inflacioni është luhatur rreth normës 3%.
Një normë inflacioni e qëndrueshme, është e domosdoshme për rritjen ekonomike dhe përmirsimin e mirëqënies në një vend.