Në vendin e dytë vijnë shqiptarët përsa i përket jetgjatësisë në rajon,ndërsa vendin e parë e  zenë grekët.
Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin.

Treguesi ka ardhur vazhdimisht në rritje, sidomos nëse  krahasohet me vitin 1991, ku pritshmëria e jetëgjatësisë ishte 69 vjet për meshkujt dhe 75 vjet për femrat. Ajo që vihet re është se femrat kanë gjatë gjithë kohës një pritshmëri për jetëgjatësi më të
madhe.

Konkretisht vendet e rajonit në 2009, kanë këto tregues:

GREQI, meshkujt 78 vjec, femrat 83 vjec
SHQIPERI, meshkujt 74 vjec, femrat 80 vjec
BEH, meshkujt 73 vjec, femrat 78 vjec.
MAQEDONI, meshkujt 72 vjec, femrat 77 vjec
MAL I ZI, meshkujt 72 vjec, femrat 77 vjec
SERBI, meshkuijt 71 vjec, femrat 76 vjec