Open Data Albania ka hulumtuar mbi përzgjedhjen e kryetareve të komunave në katër proceset e fundit elektorale.  Të dhënat janë marrë në buletinet elektronike apo manuale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Artikulli hulumtues përmban informacion statistikor dhe nominal për fituesit si kryetar komune në zgjedhjet  për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të.  Në Republikën e Shqipërisë në bazë të ndarjes administrative territoriale sipas ligjit përkatës funksionojnë 308 komuna.
Në total komuna që mund të konsiderohen të prekura nga fenomeni “bastion” apo rikonfirmim katër here radhazi i një kahu politik janë 94 komuna në rang vendi. Konkretisht 50 kryetar komunash të kandiduar nga subjekte zgjedhore të djathta, 39 kryetar komunash te kandiduar nga subjekte zgjedhore majtas dhe 5 kryetar komunash si kandidatë të pavarur  dhe kandidatët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ kur kjo parti ka kandiduar e vetme. 


Burimi:Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Komentet dhe analiza:  Open Data Albania

Sipas analizës hulumtuese të Open Data Albania, kandidatë të subjekteve zgjedhore të kahut të majtë politik kanë fituar katër herë radhazi 39 komuna  ose 12,66%  të mandateve në rang vendi.

Sipas hulumtimit të ODA, kandidatë të subjekteve zgjedhore të kahut të djathtë politik kanë fituar katër herë radhazi 50 komuna ose 16,23% të mandateve në rang vendi.


Burimi:Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Komentet dhe analiza:  Open Data Albania

Nuk janë klasifikuar sipas një kahu politik kandidatët e pavarur ose kandidatët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ kur kjo parti ka kandiduar e vetme pa koalicion me forca të tjera politike. Kandidat të pavarur  dhe kandidatët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ kur kjo parti ka kandiduar e vetme  kanë fituar 4 herë radhazi 5 komuna ose 1,62% të mandateve në rang vendi.

Interesant është edhe fenomeni i thyerjes së “bastioneve” politike në procesin zgjedhor për pushtet lokal 2011. Kështu në këtë proces zgjedhor shënohen 41 rotacione të kahut politik pas tre mandateve radhazi, përkatësisht 30 rotacione rotacione janë nga e majta tek e djathta dhe 11 rotacione janë nga e djathta tek e majta.


Burimi:Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Komentet dhe analiza:  Open Data Albania

31 komuna ose 10.06% e totalit të komunave  paraqesin fenomenin e rotacionit të kahut politik brenda katër mandateve 2000 – 2015.


Burimi:Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Komentet dhe analiza:  Open Data Albania

Proceset zgjedhore për pushtet lokal 2000 dhe 2011 karakterizohen nga dy element të veçantë. Në vitin 2000 Partia Demokratike dhe aleatët u tërhoqën nga kandidimi në raundin e dytë sipas balotazhit duke e cilësuar të parregullt procesin e vlerësimit të rezultatit për balotazh.
 Në zgjedhjet për pushtet vendor 2011 partitë politike u organizuan në koalicione të miksuara përsa i takon kahut politik. Kështu Lëvizja Socialiste për Integrim, Aleanca Demokratike dhe Partia Agrare Ambientaliste u renditën në Koalicionin Aleanca për Qytetarin AQ ndërsa në zgjedhjet për pushtet lokal të mëparshme kishin kandiduar si parti të majta. I njëjti fenomen u shënua në Koalicionin tjetër atë Aleanca për të Ardhmen AA ku u rreshtua edhe Partia Demokristiane e vendosur më parë në zgjedhjet për pushtet lokal në koalicion me të djathtët.

Lista elektronike si vijon pasqyron të gjithë kryetarët e komunave të zgjedhur në katër proceset e fundit zgjedhore duke dhënë edhe informacionin e duhur për kahun politik të subjektit zgjedhor që i kandidon.


Burimi:Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve
Komentet dhe analiza:  Open Data Albania