Pavarasisht deklaratave dhe perceptimit për korrupsion në drejtësi, në periudhën 2004-2009 nuk shënohet asnjë rast i proceduar me çështje gjyqësore. Sipas zyrtares për marrëdhënie me publikun i Open Data, Aranita Brahja, për korrupsion pasiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë të drejtësisë, kemi vetëm një çështje gjyqësore të shënuar në 2009-ën, me vetëm një autor të dënuar.

Ndërkohë në lidhje me korrupsionin pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, sipas studimit të realizuar nga Open Data, rezulton një tendencë gjithmonë e në rritje.

Gjithashtu vihet re se viti 2009 është edhe viti që ka më shumë çështje të proceduara dhe viti që ka pasur më tepër çështje të proceduara është viti 2004.