Kosto e borxhit është shuma e interesit që paguhet për marrjen e një huaje. Në kushtet kur të ardhurat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar tërësinë e shpenzimeve të kryera nga një shtet është normale që një pjesë e burimeve të financimit të deficitit të vij nga borxhi. Në varësi të llojit të borxhit (të brendshëm apo të jashtëm) bëhet edhe ndarja e interesave në të brendshëm apo të jashtëm.

 

Burimi: Minstria e Financave
Të dhënat 1993-2010 janë shifrat faktike
Të dhënat për vitin 2011 janë parashikime të marra nga Buxheti i Konsoliduar për këtë vit
Përpunimi dhe komentet: ODA

Shuma e interesave që paguhen janë në varësi të stokut të borxhit si dhe të normës së interesit. Sic mund të shikohet edhe nga grafiku, prej vitit 1996, kostoja e borxhit filloi të rritej me hapa shumë të shpejtë dhe në 1998-n ajo ishte 10 herë më e lartë se sa në 1993-n. Në vitet 2001 dhe 2002 u arrit niveli më i ulët për vitet 2000, ndërkohë që prej 2008-s shuma e interesave të paguar ka një ndikim jo të vogël në tërësinë e shpenzimeve të kryera nga Buxheti Shtetit.

Ato kanë arritur në masën 8%-10% e totalit të shpenzimeve. Në rritjen e tyre ka ndikuar ndjeshëm kredia tregtare e marrë për financimin e projektit “Ndërtim i rrugës Rrëshen-Kalimash”, e cila vazhdon të japi ndikim edhe në koston e vitit 2011, që është ndërkohë edhe shuma më e lartë e arritur ndonjëherë.