Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi kredidhënien e bankave ndaj biznesit shqiptar gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë.

Nga të dhënat e vitit 2010 (deri në fund të muajit nëntor), rezulton se kredidhënia bankare sipas llojit të aktivitetit ekonomik paraqitet si më poshtë:

 

Burimi: Banka e Shqipërisë
Analiza dhe Komentet: ODA

Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, pjesa më e madhe e kredisë në vend është dhënë drejt sektorit të tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiake (108.7 miliardë lek), e ndjekur nga sektori i ndërtimit (64.2 miliardë lek) dhe nga industria përpunuese (47.9 miliardë lek). Kjo tendencë është verifikuar edhe në vitet e mëparshme, ku raportet midis huadhënies sipas sektorëve kanë qënë thuajse të pandryshuara.

Konkretisht, e ndarë sipas peshave në totalin e huadhënies (për vitin 2010) situata paraqitet sipas grafikut:

 

Burimi: Banka e Shqipërisë
Analiza dhe Komentet: ODA

Në vitin 2010, në totalin e kredidhënies të sistemit bankar, sektori i tregtisë,  riparimit të automjeteve dhe paisjeve shtëpiake zë rreth 33.58%, ndërtimi rreth 19.8%, industria përpunuese 14.8%, prodhimi dhe shperndarja e energjisë elektrike dhe ujit 6.8%, hotelet dhe restorantet 4.4%, shërbimet kolektive 4.1%, transporti dhe telekomunikacioni 3.3% dhe ndërmjetësimit financiar dhe monetar 3.1%. Një nga sektorët më peshën më të ulët të kredidhënies është bujqësia që zë vetëm 1.26% të totalit të kredidhënies bankare.