Open Data Albania ka hulumtuar mbi përzgjedhjen e kryetareve të komunave në katër proceset e fundit elektorale.  Të dhënat janë marrë në buletinet elektronike apo manuale të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Artikulli hulumtues përmban informacion statistikor dhe nominal për fituesit si kryetar komune në zgjedhjet  për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të.  Në Republikën e Shqipërisë në bazë të ndarjes administrative territoriale sipas ligjit përkatës funksionojnë 308 komuna.


Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve

Sipas analizës hulumtuese të Open Data Albania, kandidat të partive politike te kahut të majtë apo koalicione të drejtuara nga Partia Socialiste kanë fituar përkatësisht: në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000  212 mandate  ose 68,83% të komunave në Republikën e Shqipërisë; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 168 mandate ose 54,55%; në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2007 94 mandate ose 30,52%; në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2011 kanë fituar 106 mandate  ose 34,42%

Sipas hulumtimit të ODA, kandidatë të partive politike të kahut të djathtë apo koalicione të drejtuara nga Partia Demokratike kanë fituar përkatësisht: në zgjedhjet për pushtet lokal 2000 86 mandate ose 27,92%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 125 mandate ose 40,58%; në zgjedhjet për pushtet lokal  2007 kanë fituar 189 komuna ose 61,36%: dhe në zgjedhjet për pushtet lokal 2011 kanë fituar 183 komuna ose 59,42%.


Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve

Nuk janë klasifikuar sipas një kahu politik kandidatët e pavarur ose kandidatët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ kur kjo parti ka kandiduar e vetme pa koalicion me forma të tjera politike.

Sipas hulumtimit të ODA, kandidatë të pavarur dhe kandidat të  Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kur kjo parti ka kandiduar e vetme pa koalicion me forma të tjera politke kanë fituar përkatësisht: në zgjedhjet për pushtet lokal 2000 10 mandate ose 3,25%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 15 mandate ose 4,87%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2007 kanë fituar 25 komuna ose 8,12%: dhe në zgjedhjet për pushtet lokal 2011 kanë fituar 19 komuna ose 6,17%.

Proceset zgjedhore për pushtet lokal 2000 dhe 2011 karakterizohen nga dy element të veçantë. Në vitin 2000 Partia Demokratike dhe aleatët u tërhoqën nga kandidimi në raundin e dytë sipas balotazhit duke e cilësuar të parregullt procesin e vlerësimit të rezultatit për balotazh.

Në zgjedhjet për pushtet vendor 2011 partitë politike u organizuan në koalicione të miksuara përsa i takon kahut politik. Kështu Lëvizja Socialiste për Integrim, Aleanca Demokratike dhe Partia Agrare Ambientaliste u renditën në Koalicionin Aleanca për Qytetarin AQ ndërsa në zgjedhjet për pushtet lokal të mëparshme kishin kandiduar si parti të majta. I njëjti fenomen u shënua në Koalicionin tjetër atë Aleanca për të Ardhmen AA ku u rreshtua edhe Partia Demokristiane e vendosur më parë në zgjedhjet për pushtet lokal në koalicion me të djathtët.


Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve

Lista elektronike si vijon pasqyron të gjithë kryetarët e komunave të zgjedhur në katër proceset e fundit zgjedhore duke dhënë edhe informacionin e duhur për kahun politik të subjektit zgjedhor që i kandidon.


Komentet dhe analiza:ODA
Burimi:Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve