OPEN Data Albania bën të ditur se zgjedhjet e qershorit 2009 dhe zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 janë proceset zgjedhore më të kushtueshme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. “Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të shpenzuara ndonjëherë për organizimin e zgjedhjeve në vend nga KQZ. Ajo është 16 herë më e lartë se sa në vitin 2004 dhe 25 herë më e lartë se sa në vitin 2005”, thuhet në një artikull të Open Data Albania.

Sipas saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai financohet nga Buxheti i Shtetit dhe është institucion i pavarur nga Qeveria Qendrore. KQZ e realizon aktivitetin e saj nëpërmjet dy programeve: Planifikim, Menaxhim, Administrim dhe Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale. Referuar të dhënave të marra nga Ministria e Financave, shuma e parave të alokuara nga Buxheti i Shtetit për KQZ-në është në varësi të organizimit të zgjedhjeve në vend.

Programi “Planifikim, Menaxhim, Administrim”, duke qenë se lidhet drejtpërsëdrejti me shpenzimet e funksionimit të institucionit, ka një luhatje shumë të vogël, kryesisht rritëse. Programi i dytë, që zë dhe peshën kryesore, “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”, nga 23 milionë lekë që ka qenë në vitin 2005 (vit i zgjedhjeve të përgjithshme) ka vajtur në 500 milionë lekë në 2006-n (rreth 21 herë më i lartë) dhe 250 milionë në 2007-n (vit i zgjedhjeve lokale).

 

OPEN Data Albania bën të ditur se zgjedhjet e qershorit 2009 dhe zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 janë proceset zgjedhore më të kushtueshme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri
.
“Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të shpenzuara ndonjëherë për organizimin e zgjedhjeve në vend nga KQZ. Ajo është 16 herë më e lartë se sa në vitin 2004 dhe 25 herë më e lartë se sa në vitin 2005”, thuhet në një artikull të Open Data Albania.

Sipas saj, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) është institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai financohet nga Buxheti i Shtetit dhe është insitucion i pavarur nga Qeveria Qëndrore. KQZ e realizon aktivitetin e saj nëpërmjet dy programeve: Planifikim, Menaxhim, Administrim dhe Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale.

Referuar të dhënave të marra nga Ministria e Financave, shuma e parave të alokuara nga Buxheti i Shtetit për KQZ-në është në varësi të organizimit të zgjedhjeve në vend.

Programi “Planifikim, Menaxhim, Administrim”, duke qenë se lidhet drejtpërsëdrejti me shpenzimet e funskionimit të insitucionit, ka një luhatje shumë të vogël, kryesisht rritëse.

Programi i dytë, që zë dhe peshën kryesore, “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”, nga 23 milonë lekë që ka qenë në vitin 2005 (vit i zgjedhjeve të përgjithshme) ka vajtur në 500 milionë lekë në 2006-n (rreth 21 herë më i lartë) dhe 250 milionë në 2007-n (vit i zgjedhjeve lokale).