Statistika të plota ndër vite, por edhe ato aktuale. Në 6 muajt e aktivitetit të tij, portali “OpenData.al” i ka ofruar publikut, ekspertëve dhe jo vetëm, analiza dhe statistika nga sektorë të ndryshëm të fushave social-ekonomike në Shqipëri dhe Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Për një Shoqëri të Hapur në Shqipëri”, Andi Dobrushaj tha se, informacioni i paraqitur nga ky portal përdor metodologji statistikore për një informim më të mirë të publikut. “Open Data.al” synon që në të ardhmen të zgjerojë dhënien e informacioneve me më shumë interes për publikun.