Open Data Albania, nje projekt për Inovacion dhe Transparencë tashmë po
konkurron suksesshëm në mediume shkencore ndërkombëtare përkrah
gjigandëve të Data.Gov.

Stafi IT (eksperte te informatikës) pranë ODA kanë realizuar një prezantim shkencorë me titull: Open.Data.Al – Increasing the Utilization of Government Data in Albania (Open.Data.Al – rritje e Përdorimit të të Dhënave Qeveritare në Shqipëri), me autorë tre kërkues shkencorë në Institute Evropiane Prestigjioze:  znj. Julia HOXHA, z. Denny VRANDECIC dhe z. Armand BRAHAJ. Dy prej autorëve të punimit janë edhe bashkëthemelues të Open Data Albania. Prezantimi është përcjellë për një medium të rëndësishëm të Shkencave Informatike dhe Inovacionit si dhe  është International Conference on Semantic Sistems (I – Semantics) – Konferenca Ndërkombëtare e Sistemeve Semantike. Meqenëse Open Data Albania ka për mision aplikimin e transparencës nëpërmjet përdorimit praktik  kryesisht të Open Government Data (statistikë shtetërore, qeveritare), u zgjodh të aplikohej në një panel special të Konferencës e cila organizohet për promovim sfidash të kësaj fushe, Linked Data Triplification.

Në përfundim rezulton se Prezantimi Shkencorë Open.Data.Al – Increasing
the Utilization of Government Data in Albania
, është nominuar një nga
pesë punimet shkencore inovative më të mira dhe konkurruese për çmimin
kryesor, duke konkurruar kështu bindshëm dhe me sukses krah projekteve
të rëndësishme dhe gjigandëve të Data.Gov dhe Open Data.

Ky çmim
do të shpallet gjatë sesionit të shtatë të Konferencës Ndërkombëtare për
Sisteme Semantike (I – Semantic) që do të mbahet në datat 7-9 shtator
2011 në Graz të Austrisë.

Nominimi i Open Data Albania si një
projekt Sfidë, ndër pesë prezantimet më të mira është një sukses jo
vetëm për projektin dhe stafin që punon pranë tij por edhe për vendin
tonë Shqipërinë si një vend ku aplikohen projekte bashkëkohore në
Inovacion dhe Teknologji. Nëse Punimi Shkencor ku prezantohet sfida e
Open Data Albania kurorëzohet më çmimin e parë të Konferencës Shkencore
Ndërkombëtare të Grazit ky do të ishte një nder dhe vlerësim i
shumëfishtë për iniciativa shqiptare të rëndësishme në Komunikimin dhe
Informatikë.