Open Date Albania, shumë shpejt do të pasqyrojë të dhëna të reja, të cilat do të jenë më aktuale. Drejtoresha për Open Data Albania, Aranita Brahaj e ftuar në studion e “Ora News”, ka deklaruar se në publikimin e të dhënave të reja, do të jenë më të vëmendshëm me hulumtimin e buxhetit të shtetit.

Sipas saj, kriza ekonomike që ka kapur Greqinë dhe Italinë i ka dhënë impakt direkt tregut të Shqipërisë. Brahaj theksoi gjithashtu se viti 2000, është viti që ka shënuar rritjen më të lartë. Po ashtu ajo theksoi se këtë vit janë rritur investimet e huaja.