Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë Universiteti i Tiranës, Departamenti i Gazetarisë studentja Aurora Koromani ka marrë miratimin për hartimin e një teme mbi pasqyrimin mediatik të fenomenit të Gjakmarrjes në Shqipëri. Një nga kapitujt e punimit shkencorë bazohet në analizën e trendit, vëllimit dhe përhapjes së këtij fenomeni ndër vite. Kjo pjesë e studimit është bazuar në një prej artikujve të ODA, Gjakmarrja permes shifrave. Kjo teme me titull “Gjakmarrja dhe familjet e ngujuara ne Shqiperi” u prezantua për vlerësim në datën 11 korrik pranë Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë dhe Historisë. Udhëheqës shkencor i temës është Pedagogu Eno Popi. Tema u vlerësua me note maksimale dhe u shoqërua me nje produksion radiofonik, te cilin po e publikojme me poshte:

Mbi këto punime shkencore stafi i ODA është njohur nga kontakti i vetë studentëve pranë Zyrave ku realizohet projekti. Studentët janë paraqitur duke kërkuar mbi mundësinë e informacionit më të zgjeruar apo metodologjisë së punës së ODA për realizimin e të dhënave sipas temave. Nuk është bërë ndonjë prezantim më i drejtpërdrejtë me Departamentet Shkencore apo stafet akademike.
Pas vlerësimit në Universitete disa prej Punimeve do të përzgjidhen dhe një ekstrakt i tyre do të publikohet në një rubrikë të veçantë të ideuara në webin Open Data Albania.