Shqipëria vjen menjëherë pas greqisë për nivelin e lartë të borxhit
publik kundrejt produktit të brendshëm bruto një një vit. Sipas open.data.al,
që ka analizuar ecdurinë e këtij treguesi, duke përdorur shifrat e
ministrisë së financave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare,
niveli i borxhit të shqipërisë ëhstë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Kjo vecanërisht pas ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.

Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Sa më e madhe të jetë pesha e këtij borxhi ndaj Produktit të Brendshëm Bruto, aq më e madhe është edhe pesha e interesit të paguar në vit ndaj PBB-së.

Në rastin e Shqipërisë, stoku i borxhit publik për 2009-ën ishte rreth 680 miliardë lekë ose 59.5% e PBB-së. Rreth 61% e këtij borxhi përfaqsohet nga borxhi i brendshëm ose borxhi që qeveria ua ka marrë qytetarëve të saj, ndërsa pjesa tjetër nga borxhi i jashtëm.

Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, Shqipëria ka stokun e borxhit më të lartë në rajon pas Greqisë (115.2%). Ndërkohë pas Shqipërisë (59.9%) renditen: Turqia (45.5%), Mali i Zi (38.25%), Serbia (35.6%), Kroacia (35.41%), Bosnja dhe Hercegovina (35.37%) dhe Maqedonia (23.48%). Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më drastike të borxhit publik gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Serbia, ndërsa vendi me rritjen më të madhe është Greqia.

open.data.al vlerëson në analizën e ssaj se edhe dhe pse nuk është i vetmi tregues, pesha e borxhit ndaj PBB-së është ndër elementet kryesore që analizohet nga investitorët në tregjet financiare, dhe ndikon në normën e interesit dhe perceptimin e tregut për borxhin e një vendi.

Niveli i lartë i borxhit publik të Shqipërisë është vlerësuar shqetësues nga fondi monetar ndërkombëtar dhe Banka Botërore