“Open Data Albania” ka kryer një hulumtim mbi nivelin e importit dhe…

eksportit të mallrave në vendet e Europës Juglindore, bazuar në të
dhënat e Bankës së Shqipërisë, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës
dhe FMN për vitin 2010.

Rezulton se pavarësisht rritjes së ndjeshme të eksporteve gjatë vitit 2010 me rreth 60 për qind, në krahasim me vitin pasardhës, sërish, sipas instituteve statistikore, niveli mbetet tepër i ulët, në raport me vendet e rajonit. “ Shqipëria dhe Kosova eksportojnë mallra me vlerë respektivisht 9.5 për qind dhe 4.6 për qind ndaj PBB-së, ndërkohë që Maqedonia eksporton 37.1 për qind, Serbia 20.9 për qind dhe Mali i Zi 17.3 për qind.

Për sa u përket importeve, vendi me nivelin më të lartë është Mali i Zi (67.6 për qind), i ndjekur nga Maqedonia (59.7 për qind), Kosova (47.6 për qind), Serbia (40.2 për qind) dhe Shqipëria (35.8 për qind) e cila ka nivelin më të ulët të importeve në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas studimit, Shqipëria importon kryesisht makineri dhe eksporton më tepër tekstile, kurse Kosova importon kryesisht produkte minerale dhe importon metale bazë.