Raporti karahasimor e vendos Shqipërinë përballë vendeve të rajonit dhe të BE-së. Ai jep një imazh më të qartë të pjesës së të ardhurave që angazhon secili shtet në arsim.

 
Burimi:
Të dhënat për të gjitha shtetet, përvec Shqipërisë: EUROSTAT
Të dhënat për Shqipërinë: Banka Botërore, Ministria e Financave, Banka e Shqipërisë
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

Qiproja është shteti që investon më shumë nga Prodhimi i saj i Brendshëm Bruto në arsim, mesatarisht 6.4%.  Pas saj vjen Sllovenia me 5.68% dhe Hungaria me 5.15%. Këto tre vende janë edhe mbi mesataren e BE-së prej 5.1%.

Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për përqindjen e buxhetit të arsimit kundrejt PBB-së. Ajo lë pas  vetëm Turqinë, ndërkohë që është shumë larg mesatares së BE-së. Me trendin zbritës që ka marrë ky tregues vitet e fundit për Shqipërinë, duke shkuar në 2.8% për 2011-n, mund të thuhet se kapja e standarteve të BE-së për shpenzimet në arsim ngelet ende një iluzion.