Bashkia e Tiranës është përfituesi kryesor i fondeve që shpërndahen nga Buxheti i Shtetit për Njësitë e Qeverisjes Vendore në formën e Transfertës së Pakushtëzuar (TP). Ndër vite, ajo ka përfituar të paktën 2-3 herë më shumë se sa bashkia e dytë më shumë e financuar nga TP. Grafiku në vijim jep një pamje të ecurisë së fondeve të përcaktuara për Bashkinë e Kryeqytetit nëpërmjet formulës që shpërndan TP, për përiudhën 2004-2012.


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat e viteve 2004-2007, 2009, 2012 i përkasin Buxhetit Fillestar
Të dhënat e vitit 2008 i përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat e viteve 2010-2011 i përkasin Buxhetit të Rishikuar

Vitet 2004 dhe 2005 e gjejnë Bashkinë e Tiranës me të njëjtin nivel financimi, rreth 358 milionë lekë, ndërkohë që prej vitit 2006 vihet re një rritje e vazhduar e TP për këtë bashki. Në vitin 2007 fondet nga TP ishin rreth 30% më të larta sesa një vit më parë, ndërsa në vitin 2008, 53.6% më shumë. 2009-a shënon vitin me financimin më të lartë, me rreth 967 milionë lekë apo një transfertë e pakushtëzuar 2.7 herë më e lartë se sa në vitin 2004 dhe 2005. Pas një tkurrjeje në vitin 2010 me rreth 10%, duket se TP në vitet e mëpasshme është luhatur përgjithësisht në të njëjtat nivele.

Nëse do të krahasohej ritmi i rritjes së TP për Bashkinë e Tiranës (BT) me ritmin  e rritjes së fondit të TP për të gjitha bashkitë dhe komunat, do të vihej re se vetëm në vitet 2005 dhe 2006 rritja e fondeve për Bashkinë e Tiranës nga TP ka qenë më e vogël se rritja në % e TP totale . Në vitin 2008, në një kohë që shuma e transfertës së pakushtëzuar e shpërndarë nëpërmjet formulës së parashikuar në Ligjin e Buxhetit ishte 13.77% më e lartë se sa në vitin 2007, TP për BT u rrit me 53.6% krahasuar me një vit më parë. 


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Të dhënat e viteve 2004-2007, 2009, 2012 i përkasin Buxhetit Fillestar
Të dhënat e vitit 2008 i përkasin Buxhetit Suplementar
Të dhënat e viteve 2010-2011 i përkasin Buxhetit të Rishikuar

Në llogaritjet e ritmit të rritjes së TP totale është lënë jashtë shuma e TP që është shpërndarë nëpërmjet skemës së Grantit Konkurrues apo Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, por është marrë në shqyrtim vetëm pjesa e TP që përcaktohet drejtpërsëdrejti për cdo bashki dhe komunë nëpërmjet formulës që parashikohet në Ligjin e Buxhetit të cdo viti. Për më shumë mbi TP për bashkitë dhe komunat të shpërndara ndër vite mund t’i referoheni artikullit në open.data.al: “Tranferta e pakushtëzuar për bashkitë dhe komunat”

Edhe në vitin 2010, i cili u karakterizua nga një ulje e TP për bashkitë dhe komunat, fondet nga TP për Bashkinë e Tiranës u tkurrën në një masë më të vogël (10.73%) se sa TP totale (12.64%).  Ndërkohë, nëpërmjet Buxhetit 2012, Bashkisë Tiranë i janë parashikuar vetëm 2.46% më shumë fonde nga TP se sa në 2011-n.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Minstria e Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në llogaritjet e ritmit të rritjes së TP totale është lënë jashtë shuma e TP që është shpërndarë nëpërmjet skemës së Grantit Konkurrues apo Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, por është marrë në shqyrtim vetëm pjesa e TP që përcaktohet drejtpërsëdrejti për cdo bashki dhe komunë nëpërmjet formulës që parashikohet në Ligjin e Buxhetit të cdo viti.

Për më shumë mbi TP për bashkitë dhe komunat të shpërndara ndër vite mund t’i referoheni artikullit në open.data.al: “Tranferta e pakushtëzuar për bashkitë dhe komunat”