Open
Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e familjeve që marrin
ndihmë ekonomike në Shqipëri dhe shpërndarjen sipas qarqeve,
bazuar në të dhënat e INSTAT dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve
Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

 

Ndihma
ekonomike
 është
një ndihmë në para për familjet e varfra dhe shpërndahet çdo
muaj. Ajo mund të jetë e pjesshme ose e plotë në varësi të të
ardhurave të familjes.

 

Numri
i familjeve shqiptare t
ë cilat përfitojne
ndihmë ekonomike dhe shuma e ndihmës gjatë viteve ka ndryshuar
sipas grafikut:

 

 
 

Burimi:
INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të
Barabarta
Komentet
dhe Analiza: ODA

 

 

Sikurse
mund t
ë shikohet edhe nga grafiku, në
Shqipëri gjatë 2010 kanë perfituar ndihmë ekonomike 97,540
familje, dhe vlera mesatare e fondit të ndihmës ekonomike në rrang
kombëtar ka qënë 347,465 mijë lek në muaj.

 

Shifrat
tregojn
ë për një ulje të numrit të
familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike në krahasim me vitin
2005 dhe 2006, por per një tendencë në rritje gjatë 3 viteve të
fundit. Ndërkohë fondi i ndihmës sociale ka pasur në rritje të
vazhdueshme duke filluar nga viti 2007, dhe krahasuar me vitin 2009
ky fond është rritur me 5% .

 
 

Bazuar
në të dhënat, rezulton se gjatë
vitit
2010 qarku i Shkodrës ka numrin më të madh të familjeve që
përfitojnë ndihmë ekonomike:

 

 
 

Burimi:
INSTAT, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të
Barabarta
Komentet
dhe Analiza: ODA

 

 

Në
Shkodër rezulton se ka 15,433 familje që përfitojnë ndihmë
ekonomike. Ndërkohë qarku me numrin më të ulët të familjeve me
ndihmë ekonomike rezulton Durrësi, me vetëm 1,442 familje në
nevojë.

 

Edhe
pse krahasuar me gjashtë vite më parë, numri i familjeve që
përfitojnë ndihmë ekonomike është më i ulët, gjatë tre viteve
të fundit vihet re një tendencë në rritje e numrit të familjeve
të varfra, gjë që është shoqëruar edhe me rritjen e fondit të
nevojshëm për mbështetjen ekonomike.