Kontrolli i Lartë i Shtetit ka si objekt zhdëmtimin e abuzimit ekonomik. Shkalla e realizimit të zhdëmtimit tregon përgjegjshmërinë e strukturave drejtuese të administratës publike në ushtrimin e detyrave të marra përsipër. Kontrolli i Lartë i Shtetit jep masa për dëmshpërblimin e dëmit ekonomik që  synojnë zbutjen e dëmit nëpërmjet arkëtimit të mjeteve monetare nga subjektet që kanë kryer shkelje financiare. Krahas këtyre masave jepen dhe masa organizative dhe administrative-disiplinore që synojnë përmirësimin e gjendjes.

Vlera e rekomanduar për zhdëmtim në vitin 2005 ka qenë në masën 94,5% e dëmit total ekonomik, në 2006 në masën 99,12% e dëmit, në vitin 2007 në masën 99,98% e dëmit, ndërsa në vitet 2008,2009,2010 vlera e rekomanduar për zhdëmtim ka qenë në masën 100%, pra gjithë dëmi ekonomik është rekomanduar të zhdëmtohet.

Shumat e rekomanduara për zhdëmtim dhe të arkëtuara  për periudhën 2005-2010 paraqiten në grafik.
 


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Raporti mesatar i vlerës së rekomanduar për zhdëmtim me vlerën e zhdëmtuar faktikisht për periudhën 2005-2010 është 42,82%. Raporti më i vogël i zhdëmtimit është në vitin 2006, ku vetëm 15,22% e dëmit të kryer është arkëtuar, ndërsa raporti më i lartë i zhdëmtimit është në vitin 2008, ku 68% e dëmit total është arketuar. Në vitet 2009-2010 masa e zhdëmtimit të dëmit ekonomik paraqitet konstante 49%.


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: Open Data Albania

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne trajte tabelare si me poshte:


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA