Open Data Albania  ka realizuar një analizë mbi vlerën e dëmit ekonomik  për periudhën 2005-2010. Shuma totale e dëmit ekonomik është 31 402 373 000 lekë.

 


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Sjellja e dëmit ekonomik paraqitet e çrregullt. Vlera më e lartë e këtij dëmi është arritur në vitin 2009, 7 305 656 000 lekë, i ndjekur nga viti 2006 me vlerë 7 324 902 000 lekë. Ndërkohë viti me vlerën më të vogël të dëmit ekonomik është viti 2010 me vlerë dëmi 1 613 661 000 lekë.


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Dëmi ekonomik shkaktohet në fushat dhe sektorët që vijojnë :

1.Dëmi ekonomik në sektorin e tatim-taksave
2.Dëmi ekonomik në sektorin doganor
3.Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike
4.Dëmi ekonomik në fushën e qiradhënies/shitjes së pasurive shtetërore
5.Dëmi ekonomik në fusha të tjera

Zëri të tjera përfshin sistemin e pagave, shpërblimeve, shpenzimeve operative, inventarizim asetesh dhe mungesë materiale, urbanistikë dhe të tjera.  Elementët përbërës të dëmit ekonomik në raport me dëmin total për periudhën 2005-2010 paraqiten si në grafik:


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Dëmi më i madh  për periudhën 2005-2010 është shkaktuar në sektorin e tatim-taksave me vlerë totale 15 775 184 000 lekë, që përbën 50,24% të dëmit total për periudhën. Vlerën e dytë më të lartë e ka dëmi ekonomik i shkaktuar në fushën e shitjes/qiradhënies së pasurive shtetërore 4 388 588 000 lekë, i cili përbën 13,98% të vlerës totale të dëmit. Në zërin të tjera është vlerësuar një abuzim i konsiderueshëm me fondet publikë, në masën 13,67% e dëmit ekonomik total, konkretisht me vlerë 4 293 289 000 lekë. Gjithashtu në sektorin doganar vlera e dëmit është vlerësuar në masën 3 597 585 000 lekë, që përbën 11,46% të dëmit total për periudhën. Vlera më e vogël e dëmit ekonomik konstatohet në fushën e prokurimeve publike, 3 347 727 000 lekë, sa 10,66% e dëmit total.
 


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Dëmi në sektorin e tatim taksave është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejt me dëmin ekonomik në total. Një lidhje pozitive ekziston dhe midis dëmit ekonomik në total dhe dëmit në sektorin doganor si dhe në fushën e shitjes dhe qiradhënies të pasurive shtetërore. Ndërkohë dëmi ekonomik total dhe dëmi në fushën e prokurimeve publike nuk janë të lidhura pozitivisht midis tyre.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte:


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA