Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike konstatohet si shkelje në: llogaritjen e vlerës së kontratës; respektimin e kufijve monetar/ përzgjedhjen e procedurës së prokurimit public; përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit; paraqitjen dhe pranimin e ofertave; hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të paraqitura në konkurim; sigurimin e vlefshmërisë së ofertës, në njoftimin e fituesit dhe shqyrtimin administrative të ankesave, lidhjen e kontratave dhe marrëdhëniet me nënkontraktorët, arkivimin e dosjeve për tenderat e zhvilluar; zbatimin e kontratave nga kontraktorët në përputhje me kushtet e përgjithshme etj.
 


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike për periudhën 2005-2010 ka vlerën totale 3,347 727,000 leke, ku vlera më e lartë e dëmit është arritur në vitet 2007, 2008 përkatësisht 883,471,000 lekë dhe 779,815,000 lekë, ndërsa vlera më e vogël është në vitin 2010, 187,573,000 lekë. Demi në prokurime publike ka ardhur duke u zvogeluar dhe pritet të zvogëlohet në masë edhe më të madhe si pasojë e zbatimit të sistemit të prokurimeve publike elektronike nga 21 janari i vitit 2009.
 


Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA

Lidhja e dëmit ekonomik total me dëmin ekonomik në fushën e prokurimeve publike është lidhje e drejte, me koefiçent korelacioni 0,4. Impaktin më të madh në dëmin total, dëmi në prokurimet publike e ka pasur në vitin 2008, ku raporti i tyre është 19,27%, ndërsa ndikimi më i vogël është në vitin 2009 me raport 5,90%.

Te dhenat paraqiten te permbledhura ne trajte tabelare si me poshte:



Burimi: Kontrolli i Lartë i Shtetit
Analiza dhe komentet: ODA