Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi vdekshmërinë mëmësore në Shqipëri . Shkalla e vdekshmërisë mëmësore është numri i grave që vdesin gjatë shtatzanisë dhe lindjes, kundrejt njëqind mijë lindjeve të gjalla. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore per vitet 1992-2011.
Për vitet 2007-2011 vdekshmëria mëmësore qëndron në nivelin 31 vdekje për njëqind mijë lindje. Ky indikator ka ardhur në rënie pasi në vitet 1992-1996 shënohet në nivelin  44 vdekje në njëqind mijë lindje. Megjithatë  Shqipëria ende qëndron në nivele tepër kritike. Vdekshmëria mëmësore në Europë është 5-7 nëna për 100 mijë lindje ndërsa në Shqipëri është ende 31 nëna për njëqind mijë lindje,  pra afro 5 herë më e lartë.


Burimi: Banka Botërore
Komente dhe analiza: ODA

Edhe në krahasim me rajonin Shqipëria ka një tregues tëpër negativ. Ajo  radhitet në mënyre alarmante si vendi me vdekshmëri mëmësore më të lartë në rajon. Në vendin tonë në cdo njëqind mijë lindje vdesin dy herë më shumë nëna se sa në Malin e Zi, dhe rreth katër herë më shumë nëna se në Maqedoni. Në krahasim me Greqinë në Shqipëri vdesin pesëmbëdhjetë herë më shumë nëna në njëqind mijë lindje.


Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe analiza: ODA

Vendi me vdekshmërinë më të ulët mëmësore është Greqia, ku për 100.000 lindje , vdesin 2 nëna. Ndërsa ne Shqipëri në cdo 100.000 lindje vdesin 31 nena.
Nga ky hulumtim mbi të dhëna statistikore, konstatohet se politikat në sektorin e shëndetësisë dhe kushteve social kulturore në vend, paraqesin problematikë te theksuar.
Te dhenat mbi vdekshmerine memesore per 100 mije lindje ne Shqiperi dhe Rajon paraqiten te permbledhura ne tabelat dinamike me poshte:


Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe analiza: ODA


Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe analiza: ODA