Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin dhe vendosjen gjeografike të institucioneve arsimore fetare  jo-publike të sistemit parauniversitar. Këto institucione arsimore funksionojnë sipas miratimit me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM).

Në total për vitin shkollor 2011-2012 në vend funksionojnë 580 institucione arsimore jo- publike të sistemit parauniversitar miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM), Urdhër të Ministrit të Arsimit ose akt të Qendrës Kombëtare të Licensimit (QKL).

Në tërësinë e institucioneve arsimore jo-publike parauniversitare janë 14 institucione fetare të sistemit parauniversitar. Këto institucione arsimore jo- publike parauniversitare janë miratuar me Vendim te Këshillit të Ministrave. Shkollat fetare përbëjnë 2.41% të totalit të shkollave jo-publike. Ato janë të vendosura në qytetet kryesore si: Tiranë, Durrës, Shkodër, Korcë, Elbasan, Berat, Kavajë.


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jo-Publik

Shkolla fetare të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Viti shkollor 2011-2012


Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Drejtoria e Zhvillimit të Arsimit Jo-Publik