Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në rezultate të investigimit të dy organizmave të rëndësishëm të shoqërisë civile që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ProPublica dhe Sunlight Foundation kanë investiguar mbi pagesa të lobuesve të huaj në SHBA.

Në kuadër të transparencës me financat publike, Open Data Albania publikon të dhënat e Projektit Foreign Lobbying Influence Tracker për Shqipërinë. Sipas këtij investigimi rezulton se në vitin 2010 nëpërmjet një firme lobuese Qeveria Shqiptare ka shpenzuar 825 000 $ për lobim në SHBA.

Në total ODA konstaton se shuma ka kaluar me pesëmbëdhjetë pagesa me vlera 55 000 $ secila. Firma lobuese është Patton Boggs. Ndërkohë arsyet për ndërmjetësim lobues janë nga më të ndryshmet dhe lidhen si me marrëdhënie bilaterale ashtu edhe me programe dhe financime për Shqipërin. Konkretisht në vitin 2010, janë paguar për lobim amerikan nga Qeveria Shqiptare shumat si me poshtë:


Komente dhe Analiza: Open Data Albania       
Kontribuoi: Foreign Lobbying Influence Tracker by ProPublica & Sunlight Foundation       
Link: http://foreignlobbying.org/country/Albania/       

Open Data Albania publikon të dhëna të investigura nga Sunlight Foundation për Shqipërinë duke përcjellë të zgjeruar pagesat, datat, vlerën e tyre, çështjen e lobuar, firmën lobuese, formën e kontaktit dhe emrat e përfaqësuesve të rëndësishëm të përfshirë në procese lobuese sipas interesit të Qeverisë Shqiptare.


Komente dhe Analiza: Open Data Albania       
Kontribuoi: Foreign Lobbying Influence Tracker by ProPublica & Sunlight Foundation       
Link: http://foreignlobbying.org/country/Albania/