Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi Gjendjen e Migrimit (International Migrant Stock). Sipas përcaktimit të Bankës Botërore, gjendja e migrimit është numri i njerëzve të lindur në një vend të ndryshëm nga vendi në të cilin jetojnë, dhe te huajt që janë persona pa shtetësinë e vendit të qëndrimit. Nëse ky numër vendoset në raport më popullsinë e një vendi të caktuar, marim përqindjen e migrimit në atë vend.

Ecuria e gjendjes së migrimit në vlerë apsolute dhe në përqindje ndaj popullsisë në Republikën e Shqipërisë


Burimi : Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Për rastin e Shqipërisë, viti me tregues më të madh në vlerë apsolute është viti 2010, ndërsa viti me tregues më të vogël është viti 1965. Nëse e shohim si koificient, në përqindje ndaj popullsisë, viti me koificient më të lartë është viti 2010, dhe viti me koificient më të ulët është viti 1990.


Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: ODA

Vlera e këtij indikatori në vendin tonë është afërsisht e barabarte me mesataren e botës. Ndërkohë vendet e rajonit kanë dinamikë më të madhe. Shteti me nivelin më të lartë të Gjendjes së Migrimit është Greqia, kurse Bosnje-Hercegovina ka vlerën më të ulët të këtij treguesi në rajon.

Gjendja e migrimit në vlerë apsolute dhe në përqindje ndaj popullsisë


Burimi: Banka Botërore
Përpunimi dhe Analiza: ODA