Institucionet financiare jobanka, janë shoqëri të cilat kryejnë aktivitete të ndërmjetësimit financiar  dhe aktivitete të tjera ndihmëse, të lidhura ngushtë me ndërmjetësimin financiar por që nuk klasifikohen si pranuese depozitash. Disa nga këto aktivitete përfshijnë: leasing, kredidhënia, investimi në letra me vlerë, etj. Në këtë kategorizim institucionesh përjashtohen kompanitë e sigurimit dhe fondet e pensionit.

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi këto institucione, dhe peshën e tyre krahasuar me PBB-në, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, i cili është dhe institucioni që kryen liçencimin dhe mbikëqyrjen e tyre.

Në Shqipëri aktualisht veprojnë disa institucione financiare jobanka:

•    Unioni Financiar i Tiranës Sh.p.k.

•    Posta Shqiptare Sh.a.

•    CREDINS LEASING Sh.a.

•    AK – Invest Sh.a.

•    Opportunity Albania Sh.a.

•    Fondi Besa Sh.a.

•    FIN – AL SH.P.K.

•    SHOQËRIA E PARË FINANCIARE E ZHVILLIMIT – FAF Sh.a.

•    RAIFFEISEN LEASING Sh.a.

•    TIRANA LEASING Sh.a.

•    ISCS Sh.p.k.

•    LANDESLEASE Sh.a.

•    VISIONFUND ALBANIA Sh.p.k.

•    SOGELEASE  ALBANIA Sh.a.

•    CAPITAL INVEST Sh.a.

•    TRANZIT Sh.a.

•    ALBANIA FACTORING SERVICES Sh.a.

Grafikisht gjatë viteve të fundit, vlera e aktiveve në milionë lekë ka ndyshuar sipas grafikut:

 

*Bazuar në të dhënat e gjashtëmujorit të parë të 2010
Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA

Në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2010, vlera e aktiveve institucioneve financiare jobanka vlerësohet në 29.8 miliardë lek, apo 44% më shumë se në vitin 2009. Gjatë vitit 2010, numri i institucioneve financiare jobanka është rritur, duke shkuar nga 13 në 17.

Pesha e aktiveve të institucioneve financiare jobanka ndaj PBB-së, ka ndryshuar sipas kësaj tabele:

 

Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe Analiza: ODA

Edhe pse pesha e aktiveve të institucioneve financiare jobanka, ndaj PBB-së ka ardhur në rritje, krahasuar me aktivet e sistemit bankar i cili zë rreth 80% të PBB-së këto institucione kanë ende një peshë të ulët relative (rreth 3% të sistemit financiar).

Institucionet financiare jobanka janë ende në fazat e para të zhvillimit në Shqipëri, por në të ardhmen rëndësia e tyre duhet të rritet, sikurse ka ndodhur edhe në vendet e tjera të zhvilluara, ku këto institucione luajnë një rol të rëndësishëm për ndërmjetësimin financiar në ekonomi.