Një ndër parametrat e rëndësishëm për matjen e eficencës së konsumit të energjisë elektrike është Niveli i Humbjeve. Prej vitesh ai ka qenë një ndër problemet kryesore të këtij sektori dhe duket se ende vazhdon të jetë shumë i pranishëm. Humbjet totale përbëhen nga Humbjet në Sistemin e Shpërndarjes, Humbjet në Sistemin e Transmetimit dhe Humbjet jo teknike, që i referohen energjisë elektrike të marrë nga rrjeti nëpërmjet lidhjeve ilegale.

 

Burimi:
Te dhenat per vitet 2002-2009:Raporti 2009 i ERE-s
Te dhenat per vitin 2010: Bilanci Energjitik i INSTAT
Perpunimi dhe komentet: ODA

Sic mund të shikohet edhe nga grafiku, situata është shumë problematike. Deri në vitin 2006, mesatarisht 40% e energjisë elektrike është Humbje dhe as nuk arrin të faturohet. Situata duket se ka pasur një përmirësim prej 2007-s, megjithatë masat që janë propozuar në Strategjinë Sektoriale të Energjisë 2006-2020 nuk janë zbatuar dhe as kanë dhënë efektin e pritshëm.

Në 2009-n, Humbjet janë rreth 35% e energjisë elektrike të futur në sistem dhe kanë pësuar rritje ne krahasim me një vit më parë. Ulja e eficencës në përdorimin e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e një menaxhimi të dobët të sektorit të shpërndarjes nga OSSH dhe privatizimi i saj ende nuk ka dhënë asnjë shenjë domethënëse në përmirësimin e treguesve.

Viti 2010 paraqitet me një përmirësim të nivelit të humbjeve. Ato kanë shkuar në nivelin 32%  dhe vendin kryesor vazhdojnë ta zënë humbjet në shpërndarje me 88.2%, duke qëndruar ende larg parametrave të pranueshëm.

Në llogaritjen e përqindjes së humbjeve është vendosur
në raport Humbja totale me Energjinë e futur në rrjet. Energjia e futur në
rrjet është gjetur si shumë e zërave në Bilancin Energjitik të botuar nga
INSTAT: Energjia e përdorur nga konsumatorët dhe Humbjet në rrjet.