Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e partive politike që janë regjistruar si subjekte në proceset zgjedhore të dekadës së fundit. Hulumtimi ka pasur si objekt partitë e regjistruara në gjashtë procese zgjedhore në periudhën kohore 2001 – 2011. Zgjedhje për Kuvend gjatë këtij harku kohorë janë mbajtur tre, përkatësish 2001; 2005 dhe 2009. Zgjedhje për Organe të Qeverisjes Vendore janë mbajtur gjithashtu tre, dhe përkatësisht në 2003; 2007 dhe 2011.

Procesi zgjedhor me numrin më të madh të partive politike të regjistruara si subjekte pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është procesi për Zgjedhje për Kuvend 2005 me realisht pesëdhjetë e shtatë parti si subjekte pjesëmarrëse të regjistruara. Ky proces zgjedhor shënon edhe rotacionin politik të rimarrjes së pushteti nga forca politike të djathta pas tetë viteve qeverisej nga e majta shqiptare.


Burim: Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ndërkohë nëse do të konsiderojmë numrin e partive politike të regjistruara në katër proceset e fundit zgjedhore 2005, 2007, 2009 dhe 2011 rezulton se kemi tetëdhjetë e tetë parti pjesëmarrëse në këto procese. Disa prej tyre janë parti të krijuara gjatë viteve elektorale (dymbëdhjetë muaj përpara datës së zgjedhjeve) dhe në disa raste janë parti të krijuara nga anëtarësi dikur aderuese në një parti tjeter. Lista e partive dhe kryetarëve të tyre sipas kriterit regjistruar në të paktën një nga katër proceset e fundit zgjedhore (2005 – 2011) paraqitet si vijon. Renditja sipas kriterit alfabetik.

Parti te Regjistruara si Subjekte Zgjedhore ne kater Proceset e Fundit 2005, 2007, 2009 dhe 2011


Burim: Komisjoni Qendror i Zgjedhjeve
Përpunimi dhe komentet: ODA

Interesant paraqitet emërtimi i partive e kryesish atyre të reja. Nëse do të shohim shtresën kuptimore që ato marrin nëpërmjet emërtesës të bie në sy që mbisundon përdorimi në emërtesë e fjalëve “social” dhe “demokrat”, që janë njëkohësisht edhe pjesë kryesore e emërtesës së dy partive që kanë kryesuar qeverisjen në këto dy dekada. Kështu me fjalën “social” në emërtesë kemi njëmbëdhjetë parti ku spikat që veç Partia Socialiste e Shqipërisë gjejmë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim; Partia Socialiste e Moderuar; Partia Socialiste e Vërtetë 91.

Ndërkohë me fjalën “demokrat” të përfshirë në emërtesë kemi gjashtëmbëdhjetë parti e gjithashtu këtu spikatin emërtesa si Aleanca Demokratike, Partia Demokrate e Re, Partia Demokratike e Rinovuar. Kombinimi i njëkohshëm i fjalëve “social” dhe “demokrat” në të njëjtën emërtesë partie politike gjendet gjithashtu ne dy parti ku më e hershme është Partia Socialdemokrate.

Emërtesat e partive politike me fjalën “integrim” është në përmbajtjen e gjashtë emërtesave të partive subjekt politik. Ndërsa emërtesa me shtresë kuptimore religjioze i gjejmë gjithashtu në spektrin e partive tona politike. Konkretisht me fjalën “kristian” në përmbajtje kemi plot pesë parti ndërsa me fjalën “myslimane” kemi rastin e Partisë Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë. Këtë parti e kemi të regjistruar për Procesin Zgjedhor  2011.

Komunizmi megjithëse një koncept politik  që shoqëroi dyzet e pesë vite diktaturë dhe monizëm, bën vend në të pakën dy emërtesa të partive politike pjesëmarrëse në disa procese zgjedhore si Partia Komuniste e Shqipërisë dhe Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori.

Gjatë dekadës së fundit vetëm në tre raste kemi parti politike me kryetare grua. Edhe këto parti politike rezultojnë jo shumë jetëgjata dhe njëkohësisht jo të votuara duke mos shënuar në asnjë rast përfaqësim.