Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi importet e Shqipërisë sipas origjinës gjatë viteve 2010-2012. Raporti bazohet në të dhënat e INSTAT. Importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga jashtë vendit. Të renditur sipas vlerës, shteti kryesor nga importon Shqipëria mbetet Italia (32% në vitin 2012), e ndjekur nga Greqia (9%), Gjermania (6%), Turqia (6%) dhe Serbia dhe Mali i Zi (5%).

Në formë tabelore, 10 vendet kryesore nga të cilat importon më shumë Shqipëria paraqiten (Ne milione lek):



Burim: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Sipas peshave relative, tabela paraqitet:


Burim: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Sikurse mund të shihet nga tabela, importet nga Italia përbëjnë rreth 32% të importeve totale. Më tej shikohet edhe një ulje e vazhdueshme e peshës së importeve nga Greqia. Vendet e tjera (që përbëjnë pjesën e mbetur të 10 vendeve kryesore për importe) kanë qëndruar thuajse konstante në peshat përkatëse gjatë viteve 2010-2012.

Gjatë 2011, rritjen më të madhe të importeve e ka Zvicra (95%), ndërsa gjatë 2012 rritjen më të madhe e ka Rusia (28%). Gjithashtu uljen më të madhe të importeve në 2011 dhe 2012 e ka Greqia (-8% dhe -13%). Në formë tabelore ndryshimi në përqindje vit pas viti i importeve sipas vendeve paraqitet si më poshtë:



Burim: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Grafikisht vendet kryesore nga importojmë dhe peshat përkatëse paraqiten:


Burim: INSTAT
Analiza dhe komentet: ODA

Sipas kontinenteve, Evropa përbën kontinentin kryesor nga importohet
(81%), e ndjekur nga Azia (14%), Amerika (4%) dhe Afrika (1%). Këto
pesha nuk kanë ndryshuar thuajse gjatë dy viteve të fundit.