Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (AAAL) është pjesë e sistemit të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, efikasitetit dhe eficiencës së Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) në vend. Në bazë të Rregullores së Akreditimit, neni 10, të gjitha insitutcione të arsimit të lartë (shkollë e lartë dhe universitete) i nënshtrohen akreditimit institucional të programeve periodikisht. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim programet e studimit të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë (AAAL), qofshin këto të ofruara nga institucione të arsimit të lartë publik apo jo publik.

Aktualisht, sipas Agjencisë së Akreditimit të Arsimit të lartë, në treg operojnë 1318 programe studimi në të gjitha Institucione të Arsimit të lartë  në vend, 48.5% e të cilave ofrohen nga institucione të arsimit të lartë publike dhe pjesa tjetër nga institucione të arsimit të lartë privatë. Prej tyre janë akredituar 409 programe studimi apo rreth 31%, janë në proces akreditimi 92 programe apo 7% e programeve totale, ndërkohë që nuk janë akredituar akoma 799 programe apo 61.4%.


Burimi: Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Pjesa më e madhe e programeve ende të paakreditura i përket ciklit të studimeve Bachelor, ku 231 programe apo rreth 57% ende nuk kanë hyrë në proces. Më pas renditet Masteri Shkencor me rreth 209 programe të paakredituara apo 56.3% dhe Masteri Profesional (MP) me 166 programe apo 61% e programeve totale MP të ofruara.



Burimi: Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë
Përpunimi dhe komentet: ODA

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri në 15 gusht 2013 raporton për rreth 426 programe të akredituara në Institucione të Arsimit të Lartë jo publik. Kjo do të thotë se rreth 60% e programeve totale të ofruara nga këto institucione janë akredituar. Pjesa dërrmuese e programeve të akredituara i përkasin Institucioneve të Arsimit të Lartë jopublik (Privat).

Situata me programet e edukimit universitarë është më kritike sa i takon Universiteteve dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë Publik (Shtetëror), ku vetëm dy Institucione kanë hyrë në proces akreditimi. Mos akreditimi i programit vështirëson njohjen e diplomave dhe vlerësimin e cilësisë në tregun e punës për përfundimit të studimeve.

  1. Të dhënat për 1318 programe i referohen rubrikës në faqen zyrtare të AAAL: http://aaal.edu.al/sq/?option=com_content&view=article&id=364&Itemid=156&lang=sq. Nga shqyrtimi i informacionit vihet re një mospërputhje me të dhënat po në një tjetër rubrikë të web-it zyrtar të AAAL-së: http://ëëë.aaal.edu.al/sq/publikime/informacione/1082-nis-viti-i-ri-akademik-2013-2014.html sipas të cilës numri i programeve të akredituara është 1350.
  2. Mosrakordimi i shifrave totale të programeve të studimit me ndarjen e tyre sipas statusit të akreditimit i detyrohet informacionit në faqen zyrtare të AAAL-së: http://aaal.edu.al/sq/?option=com_content&vieë=article&id=364&Itemid=156&lang=sq. Megjithatë, diferencat janë në masë relativisht të vogël dhe nuk e cënojnë analizën.
  3.  
  4. http://www.mash.gov.al/File/Arsimi%20privat/akreditimet/lista-programeve-te-akredituara-15-gusht-2013u.xls
  5. http://www.aaal.edu.al/sq/statistika/te-dhena-per-programet.html