Vlera për çdo shqiptar arrin në 370 mijë lekë në 2014-ën
Kreditë fundit të marra nga qeveria, e kanë rritur mbi 13% nivelin e borxhit publik për frymë. Borxhi i kalon 875 miliardë lekë, që e llogaritur për frymë, nënkupton një borxh mbi 370 mijë lekë, ose 42 mijë lekë më shumë se një vit më parë.
Ky është një detyrim që nuk paguhet drejtpërdrejt nga por përmes taksave të ndryshme. Këtë vit taksa më e rëndë për shqiptarët ishte ajo e qarkullimit e cila u rrit me 10 lekë për një litër karburant…