Open Data Albana po hulumton mbi peshën që kanë sektorët publik dhe privat në punësim sikurse në të ardhura nga puna që sektorë përkatës gjenerojnë, periudha 2009 – 2013. Mesatarja vjetore e të punësuarve në total për të dy sektorët është 932 815 persona. Sipas sektorëve  165 210 është mesatarja vjetore e të punësuarve në sektorin publik dhe 768 490 të punësuar në sektorin privat.

 Peshën më të madhe ndaj totalit e zënë të punësuarit në sektorin privat. Sektor që ka rritur numrin e të punësuarve vit pas viti. Në 2013-ën numri i të punësuarve në sektorin privat shënon 83% të totalit të të punësuarve. Pesha që zë punësimi në sektorin publik është në rënie, dhe në vitin e fundit shënonte 17% të punësimit.


Burimi Min.Fin, Instat   

Komentet dhe përpunimi: ODA

Por për të vlerësuar rolin që ka punësimi tek secili sektor tek të ardhurat e deklaruara nga ky punësim është analizuar pesha që zë Tatimi nga të Ardhurat Personale për pagat e sektorit publik kundrejt sektorit privat. Sektori privat mban 83% të totalit të të punësuarve kundrejt 17% që mban sektori publik në vitin 2013. Raporti është i zhdrejtë sa i takon peshës që ka Tatimi nga të Ardhurat Personale në secilin sektor.

Konkretisht sektori publik gjeneron 51.9% të totalit të tatimit mbi të ardhurat personale nga pagat kundrejt 48.1% të sektorit privat. Thënë me fjalë të thjeshta numri i personave që punojnë në sektorin publik buxhetor është rreth katër herë më pas se privati, por pagat e deklaruara nga secili sektor janë në vlerë të përafërt. Kjo tregon pagesa të ulta apo evazion dhe mosdeklarim tatimor për pagat në sektorin privat.


Burimi Min.Fin, Instat   
Komentet dhe përpunimi: ODA

Duke marrë të ardhurat nga TAP nga pagat dhe numrin e të punësuarve për secilin sektor kemi llogaritur një tregues të TAP-it mesatar vjetor të paguar për të punësuar në sektorin publik dhe privat. Është evidente që ngarkesën më të madhe fiskale e kanë punonjësit në sektorin publik, të cilët paguajnë rreth 5 herë më shumë se punonjësit në sektorin privat. Ky element referon gjenerimin e ulët të të ardhurave të deklaruara në sektorin privat kundrejt atij shtetëror.



Burimi Min.Fin, Instat   
Komentet dhe përpunimi: ODA