Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me sasinë e fondeve vjetore të përftuara nga partitë politike për  vitin 2014. 

Sipas ligjit Nr. 8580. Data 17. 2. 2000. “Për Partitë Politike”, shuma e përcaktuar nga buxheti i shtetit shpërndahet në këtë mënyrë: 70 për qind sipas numrit te deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare, 20 për qind sipas në mënyrë të barabartë ndërmjet partive parlamentare, 10 për qind sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi një për qind të votave  në shkallë vendi. 

Për vitin 2014 është vënë në dispozicion fondi 190 milion lekë, i cili në bazë të ligjit, është shpërndarë si më poshtë:


Burimi: Komisioni Qendror I Zgjedhjeve
Komente dhe Analiza: ODA

Shpërndarja e fondit vjetor sipas partive politike, 2014



Burimi: Komisioni Qendror I Zgjedhjeve
Komente dhe Analiza: ODA

Sikurse shohim, partia e cila ka përfituar më shumë fonde është Partia Socialiste, me 39.97% të fondit total, ndjekur nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me përkatësisht 31.29% dhe 12.02%.