Open Data Albania po hulumton mbi vlera për të ardhura dhe shpenzime të skenës së sigurimeve shëndetësore si dhe mbulimin nga buxheti i shtetit. Skema e kontributeve për sigurimet shëndetësore administrohet nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor  (ISKSH). Bazuar në Statutin e saj, ISKSH, siguron burime financimi nga: kontributet e të siguruarve, Buxheti i Shtetit, donacionet dhe të ardhurat e tjera. Norma e kontributit për sigurimet shëndetësore është 3.4% dhe ndahet në mënyrë të barabartë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Të ardhurat nga sigurimet shëndetësore paraqesin një tendencë në rritje nga viti 1995 e deri në vitin 2013. Përjashtim bën viti 2011 ku të ardhurat u ulën në krahasim me një vit më parë.


Burimi: Min. Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Shpenzimet për sigurime shëndetësore mbulohen një pjesë nga të ardhurat e mbledhura nga kontribuuesit dhe pjesa tjetër nga buxheti i shtetit. Në vitin 1995, e gjithë skema u mbulua 100% nga të ardhurat e mbledhura, madje këto të ardhura i tejkaluan shpenzimet. Por, duke filluar nga viti 1996 dhe deri në vitin 2013 kjo skemë është mbuluar nga buxheti i shtetit. Deri në vitet 2008 kjo skemë mbulohej deri në 55% nga buxheti i shtetit. Por, duke filluar nga viti 2009 ky raport u thellua edhe më shumë duke arritur deri në 77% të shpenzimeve.


Burimi: Min. Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA

Në vitin 2013 ritmi i rritjes së të ardhurave ishte 3 herë më i madh se ritmi i rritjes së shpenzimeve, por pavarësisht kësaj, financimi i shpenzimeve nga buxheti i shtetit ishte 75% e totalit. Të ardhurat nga sigurimet shëndetësore ishin 7.410 mld, ndërsa shpenzimet 30.147 mld.


Burimi: Min. Financave
Përpunimi dhe komentet: ODA