Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me ecurinë e vlerave të mbledhura nga (TAP) sipas burimit të të ardhurave. Kështu nënndarjet janë bërë për  të ardhura nga paga të sektorit publik;  paga të sektorit privat, interesa bankare, dividenti, transferime të pasurive të paluajtshme; dhe të ardhura nga zëra të tjerë.  Të dhënat janë marrë nga Tabelat Buxhetore të Ministrisë së Financave në vitet 2009 – 2012.

Në vitet në shqyrtim, TAP ka shënuar një tendencë rritëse në vlerë absolute. Peshën kryesore në strukturën e vlerave të TAP e zënë të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat, që mesatarisht për vitet e marra në shqyrtim zënë rreth 60 % të totalit të të TAP.


Burimi Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve
Komentet dhe përpunimi: ODA


Burimi Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve
Komentet dhe përpunimi: ODA

Të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi të ardhurat nga pagat e sektorit publik dhe atij privat kanë një trend të njëjtë. Në vitet 2009-2010 të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat e sektorit publik kanë vlerë dhe peshë më të madhe se të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat e sektorit privat. Raportet kanë ndryshuar për vitet 2011-2012 ku të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat e sektorit privat kanë vlerë dhe peshë më të madhe se sektori publik.


Burimi Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve
Komentet dhe përpunimi: ODA


Burimi Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve
Komentet dhe përpunimi: ODA

TAP nga Interesat Bankare është rritur në vitet 2010 – 2012. Në vitin 2012 kjo kategori e TAP shënonte 12.55% të totalit të Tatimit mbi të Ardhurat Personale.


Burimi Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve
Komentet dhe përpunimi: ODA

Të ardhurat nga tatimi mbi dividendët kanë pësuar një trend në rritje si në vlerë dhe në përqindje. Por ky lloj burimi të ardhurash mbetet ende në nivele të ultë kundrejt burimeve të tjera si paga apo interesa bankar. Në vitin 2012, nga tatimi i të ardhurave të dividendit u sigurua vetëm 5.4% të totalit të TAP.


Burimi Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve
Komentet dhe përpunimi: ODA

Ndërkohë tatimi mbi të ardhurat personale që vinë nga shitblerja e pasurive të patundshme ka pësuar një regres në tre vitet nën analizë, duke dëshmuar tkurrje të tregut dhe shumave të qarkulluara nga ky treg. Kështu nëse ne vitit 2010 TAP nga shitja e pasurive të paluajtshme shënonte 8.2 % të totalit të TAP ne vitin 2012 kjo vlerë u reduktua duke zënë vetëm 1.26% të totalit të TAP.


Burimi Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve
Komentet dhe përpunimi: ODA

Interesant paraqitet fakti se administrata tatimore rendit si të ardhura të tjera të paspecifikuara një pjesë të mirë të të ardhurave që i nënshtrohen tatimit personal. Kështu në vitin 2012 , 15.62% e totalit të TAP nuk kategorizohet se nga çfarë burimi të ardhurash vjen. Këtu bën pjesë edhe tatimi nga të ardhura të qiramarrjes, tatim për të cilin administrata tatimore nuk aplikon formë deklarimi dhe vlerësimi tatimor, duke lënë qytetarin të bëjë derdhje të tatimit sipas një përshkrimi të lirë e të pakategorizuar.


Burimi Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve
Komentet dhe përpunimi: ODA

Një raport tjetër i marrë në shqyrtim është dhe pesha që zë secili zë i TAP ndaj totalit të të ardhurave buxhetore. Ky raport ndjek të njëjtin trend që ka raporti i peshës së secilit zë të TAP ndaj totalit të të ardhurave nga TAP.