Open Data Albania po përditëson të dhënat për transfertat neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit. Këto transferta ndryshe njihen si dërgesa të emigrantëve ose remitanca. Ato si një komponent thelbësor në llogarinë korrente të Bilancit të Pagesave kanë një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave, në cilësinë dhe standardin e jetesës apo në ekonominë e vendit përfitues.


Burimi: Banka e Shqipërisë       

Komentet dhe Analiza: ODA       

Në vitin 2013 emigrantët kanë dërguar 500 milionë euro nga vendet ku jetojnë e punojnë drejt vendit të tyre dhe në krahun e kundërt pra nga Shqipëria drejt vendeve të tjera kanë dërguar 3 milionë euro. Në  vlerë neto kjo vlerë është 26.4% më e vogël se ajo e një viti më parë.


Burimi: Banka e Shqipërisë      
Komentet dhe Analiza: ODA

Gjatë viteve 2002-2013 remitancat kanë qenë në rritje pesë vitet e para dhe kanë pësuar rënie nga viti 2007 e në vazhdim.  Arsyet pse kanë ndodhur këto ulje/ngritje në vlerën e parave të dërguara nga emigrantët lidhen dhe me faktin nëse ekonomia globale dhe kryesisht ajo e vendeve të zhvilluara ku emigrantët punojnë dhe jetojnë ndodhet aktualisht në recesion apo ekspansion ekonomik. Kriza ekonomike globale e vitit 2008 është një faktor i rëndësishëm pasojat e të cilit janë ndjerë dhe në vitet në vazhdim.


Burimi: Banka e Shqipërisë      
Komentet dhe Analiza: ODA

Remitancat dalëse kanë shënuar vlerën më të lartë në vitin 2010 ku arrinin vlerën e 6.7 milion Euro-ve. Megjithëse shumë e vogël kjo shifër konsiston me vlera të fituara nga punësimi i shtetasve të huaj në territorin e Republikës së Shqipërisë. Shumë të huaj të punësuar në Shqipëri transferojnë pagat e tyre në vendet ku ata janë rezidentë të përhershëm.