Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me dinamikën e depozitave bankare me apo pa afat në Republikën e Shqipërisë. Depozita pa afat konsiderohen depozitat ku personat fizikë apo juridikë  mund të mbajnë paratë e tyre dhe të kenë mundësi për t`i tërhequr ato në çdo kohë. Ndërsa depozitat me afat janë ato depozita ku parave të depozituara ju paracaktohet një afat i caktuar maturimi. Të dhënat janë marrë nga Banka e Shqipërisë si autoriteti monetar i mbikëqyrjes.

Në vitin 2013 rezulton të jenë depozituar 96.98 mld lekë pa afat maturimi dhe 397.3 mld lekë me një afat të paracaktuar maturimi. Pra, depozitat me afat gjatë këtij viti kanë patur një vlerë monetare rreth katër herë më të madhe.


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Në një shtrirje më të gjatë kohore depozitat sipas afatit të maturimit kanë shënuar rritje vjetore në vitet 2009 deri 2013. me parë depozitat kanë patur luhatje të theksuara që është lidhur kryesisht me ekzistencën e skemave piramidale apo me perceptimin e qytetarëve kundrejt sistemit bankar.
 

Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë këtyre njëzetë viteve situata paraqitet kryesisht në favor të depozitave me afat, përveç periudhës 1993-1996 ku ky raport ka qenë gati i padukshëm. Personat fizikë dhe juridikë që përfitojnë interesa nga depozitimet e tyre në institucione të ndryshme financiare në Republikën e Shqipërisë sipas hulumtimit të Open Data Albania janë: autoritetet lokale, ndërmarrjet jofinanciare publike, institucione të tjera financiare, sektori privat dhe individët. Në vitin 2013 këto institucione kanë zgjedhur t’i depozitojnë paratë e tyre kryesisht në depozita me afat. Ndërkohë individët janë depozituesit më të mëdhenj në vend me rreth 89.6% të totalit të depozitave.



Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA