Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me paranë e emetuar, kartëmonedha dhe monedha që përdoren si mjet shkëmbimi në Republikën e Shqipërisë për vitin 2013. Të dhënat janë marrë nga Banka e Shqipërisë si autoriteti i vetëm përgjegjës për emetimin dhe qarkullimin e monedhës tonë kombëtare. 

Gjatë vitit 2013 rezulton të jenë në qarkullim monedha dhe kartëmonedha që përbëjnë vlerën në Lekë 207 766 000 000 (dyqind e shtatë miliardë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë milionë). Gjatë këtij viti konstatojmë se vlera e kartëmonedhave është 60.2 herë më e madhe se vlera e monedhave metalike në qarkullim. Në vitin 2013 janë në qarkullim monedha apo kartëmonedha të reja me një vlerë prej 6 867 000 000 lekësh.

   

Monedha dhe kartëmonedha sipas prerjeve ne qarkullim ne Republikën e Shqipërisë 2013


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Ne Republikën e Shqipërisë janë njëmbëdhjetë lloje monedhash që shërbejnë si mjet pagese, duke filluar nga monedha e bakrit 1 lek duke vijuar me 5 lekëshin, 10 lekëshin, 20 lekëshin, 50 lekëshin dhe së fundmi me 100 lekëshin. Ndërsa për kartëmonedhat prerja më e vogël është 200 lekëshi, i cili pasohet nga 500 lekëshi, 1000 lekëshi e 2000 lekëshi. Prerja me vlerën më të madhe është 5000 lekëshi.

Kartemonedha sipas prerjeve ne qarkullim ne Republiken e Shqiperise 2013


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Peshën më të madhe të kartëmonedhave në qarkullim e zë 1000 lekëshi me 42% te totalit të sasisë së kartëmonedhave në qarkullim në Republikën e Shqipërisë për vitin 2013. Sasia më e vogël e monedhave letër në qarkullim është ajo e prerjeve 200 dhe 5000 lekëshe, që përbëjnë përkatësisht 8 dhe 15% të totalit. Ndërsa në vlerë emisioni i kartëmonedhës 1000 lekëshe është krahasimisht më i lartë se i kartëmonedhave të tjera dhe shënon vlerën e 85 836 000 000 lekëve.

Monedha sipas prerjeve ne qarkullim ne Republikën e Shqipërisë 2013


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Gjatë vitit 2013 monedha më e përdorur është 10 lekëshi që zë 28% të gjitha monedhave metalike të përdorura, pasuar nga 20 lekëshi që zë 24% të totalit. Ndërsa në vlerë emisioni i monedhës 10 lekëshe shënon vlerën e  950 000 000 lekëve.

Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA

Sasia e kartëmonedhave dhe monedhave të hedhura në qarkullim nga Banka e Shqipërisë në vitin 2007 shënonte vlerën në Lekë 161 162 000 000 (njëqind e gjashtë dhjetë e një miliardë e njëqind e gjashtë dhjetë e dy milion). Kjo vlerë është rritur në dy vitet në vazhdim për të shënuar në 216 767 600 000 Lekë (dyqind e gjashtëmbëdhjetë miliardë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e gjashtë qind mijë) në vitin 2009. Viti 2013 është rritur me një vlerë prej 6 867 000 000 lekësh krahasuar me vitin paraardhës.