Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me subjektet financiare që janë licencuar nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ky institucion përveçse licencon gjithashtu mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi. Të dhënat në hulumtim janë marrë në databazën e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (NjMLF) dhe në atë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR).

Këto subjekte ndahen në gjashtë kategori, përkatësisht në Llotari Kombëtare, Bingo Televizive, Kazino, Kazino Elektronike, Baste Sportive dhe Bingo  Tradicionale.

Subjektet e licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit



Burimi: Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Kategoria me numrin më të madh të subjekteve është ajo e Kazinove Elektronike me përkatësisht 10 subjekte. Bastet Sportive nga ana tjetër shënojnë 6 subjekte, por që kanë një shtrirje më të gjerë në të gjithë vendin për shkak të numrit të madh të selive. Top Bast, një nga kompanitë e basteve sportive me vetëm njëzet e dy milion lekë kapital fillestar  ka 1,117 seli në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të licencuara në vend funksionojnë 2513 pika të lojërave të fatit.


Burimi: Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Kompania me Kapitalin Fillestar më të madh është Llotaria Kombëtare me përkatësisht 1,201,950 000 lekë të investuara në fillim. Kjo kompani ka formën ligjore të shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar, ndryshe nga kompanitë e tjera të licencuara nga NjMLF që janë shoqëri aksionere (anonime).


Burimi: Njësia e Mbikëqyrjes se Lojërave te Fatit, Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA

Subjekti me kapital themeltar më të vogël është Nacional Bingo me përkatësisht 2 000 000 lekë të investuara në fillim. Ky subjekt ka vetëm nj seli qendrore dhe katër aksione. Ndër aksionarët e kompanive të lojërave të fatit janë edhe dy femra. Në tërësi kapitali themeltar i shoqërive të licencuara për lojëra fati është 2,91 miliard lekë.