Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, “Open Data Albania” ka kryer një hulumtim lidhur me Investimet e Huaja Direkte sipas sektorëve të ekonomisë për vitet 2007-2013. Investimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Pjesën më të madhe të IHD-ve në Kosovë në vitin 2013 e përbënin sektori i patundshmërisë (35%), i ndjekur nga ndërtimi (15%), transporti dhe telekomunikacioni (14%),shërbime financiare (11%), energjetika (8%), prodhimi (7%) etj. Ndër vite situata në Kosovë ka ndryshuar.

Në vitin 2007 peshën kryesore e zinin IHD-të në sektorin e transportit dhe telekomunikacionit. Gjatë këtij viti janë investuar 129.24 milionë euro në këtë sektor, nga 440.74 milionë euro Investime të Huaja Direkte gjithsej. Sektorë të tjerë të rëndësishëm gjatë këtij viti kanë qenë dhe shërbimet financiare, me mbi 100 milionë lekë të investuara.