Vetëm për vitin 2013, të dhënat e Bankës Qendrore, tregojnë se bizneset në Kosovë janë në kredi për 1.2 miliard euro. Këto të dhëna dalin përmes një hulumtimi që ka kryer Open Data Albania, lidhur me Kreditë e Korporatave të tjera Depozituese KTD në Republikën e Kosovës në vitet 2007-2013.

Sipas ODA, në vitin 2013 kreditë në total për bizneset në Republikën e Kosovës shënojnë vlerën e 1.2 miliard eurove, ndërkohë që në të njëjtin vit në Republikën e Shqipërisë këto kredi shënonin vlerën e 2.8 miliard eurove.
Sipas këtij hulumtimi, gjatë viteve 2007-2013 kreditë e KTD-ve në Kosovë kanë ardhur duke u rritur.
Vlerën më të madhe ndër kreditë e korporatave të tjera depozituese sipas aktivitetit ekonomik e shënojnë ato të sektorit të shërbimeve. Në vitin 2013 kreditë lëshuar bizneseve që ofrojnë shërbime përbënte 72% të kredive për aktivitet biznesi në total.
Gjithmonë, sipas këtij hulumtimi, në harkun kohor 2007-2013 kreditë për sektorin e bujqësisë janë rritur me 58%, ato për sektorin e industrisë, energjetikës dhe ndërtimtarisë janë rritur me 102% dhe kreditë për sektorin e shërbimeve janë rritur me 70%.
“Rritjen më të ulët ndër tre sektorët kryesor duket ta ketë pësuar bujqësia. Kjo si pasojë edhe e subvencioneve të Qeverisë për nxitjen e aktivitetit bujqësor në Kosovë, si dhe skemës së garantimit të kredive bujqësore të mbështetur nga USAID”, janë të dhënat që tregon hulumtimi i ODA.
Kreditimin më të lartë në sektorin e industrisë, energjetikes dhe ndërtimtarisë, sipas Open Data Albania e shënon prodhimi, i cili në vitin 2013 përbënte 45% të totalit të kredive lëshuar për këtë sektor. Në vitin 2013 nga 291 milionë euro kredi lëshuar për gjithë sektorin, 132 milionë euro i përkisnin prodhimit, 119 milionë euro ndërtimit, 21 milionë euro energjetikës, gazit etj dhe 20 milionë euro minierave.
Ndërsa sipas këtij hulumtimi, në sektorin e shërbimeve vihet re një kreditim i lartë i tregtisë me shumicë e pakicë, përkatësisht 73% të totalit të sektorit. Në vitin 2013 krahasuar me një vit më parë rritjen më të lartë e shënon hoteleria dhe restorantet me 27%, pasuar nga shërbimet financiare, patundshmëri, qira etj me 26% rritje.