Në vazhdën e hulumtimeve të saj, Open Data Albania, kësaj here ka kryer një hulumtim lidhur me ndërmarrjet ekonomike që funksionojnë në Kosovë sipas madhësisë dhe aktivitetit ekonomik që ushtrojnë.
Ndërmarrja si term ekonomik përfshin çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike. Ndërsa të dhënat për hulumtimin e Open Data Albania, janë marrë nga Regjistri Statistikor për Bizneset në Kosovë. Sipas hulumtimit, në vitin 2013 sipas Regjistrit Statistikor për Bizneset rezultojnë 9 358 mikrondërmarrje, 55 ndërmarrje të vogla, 7 të mesme dhe 1 ndërmarrje e madhe.
“Sipas madhësisë ndërmarrjet në Kosovë klasifikohen në mikrondërmarrje kur kanë 1 deri 9 të punësuar, ndërmarrje të vogla me 10 deri 49 të punësuar, ndërmarrje të mesme 50 deri 249 të punësuar) dhe ndërmarrje të mëdha me mbi 250 të punësuar”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
Sipas këtij hulumtimi, del të jetë se gjatë këtij viti, 99.3% e ndërmarrjeve kanë një deri nëntë të punësuar.
Numri i mikrondërmarrjeve në harkun kohor 2010-2012 ka ardhur duke u rritur, për të pësuar një rënie në vitin 2013 kur regjistrohen 137 mikrondërmarrje më pak se në vitin 2012.
Nga numri total i ndërmarrjeve në vitin 2013 aktiviteti ekonomik më i preferuar nga investitorët duket të jetë “Tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve motorike, mallrat personale dhe të amvisërisë” me përkatësisht 2,849 ndërmarrje aktive nga 9,421 gjithsej.
Sektorë të tjerë të përhapur në Republikën e Kosovës janë: “Pasuritë e patundshme, dhënia me qira dhe aktivitetet e biznesit” me 1,056 ndërmarrje. “Industria përpunuese” me 942 ndërmarrje, “Ndërtimtaria” me 932 ndërmarrje, “Hotelet dhe restorantet” me 909 ndërmarrje etj.
Në vazhdën e hulumtimeve të saj, Open Data Albania, kësaj here ka kryer një hulumtim lidhur me ndërmarrjet ekonomike që funksionojnë në Kosovë sipas madhësisë dhe aktivitetit ekonomik që ushtrojnë. Ndërmarrja si term ekonomik përfshin çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike. Ndërsa të dhënat për hulumtimin e Open Data Albania, janë marrë nga Regjistri Statistikor për Bizneset në Kosovë.
Sipas hulumtimit, në vitin 2013 sipas Regjistrit Statistikor për Bizneset rezultojnë 9 358 mikrondërmarrje, 55 ndërmarrje të vogla, 7 të mesme dhe 1 ndërmarrje e madhe.
“Sipas madhësisë ndërmarrjet në Kosovë klasifikohen në mikrondërmarrje kur kanë 1 deri 9 të punësuar, ndërmarrje të vogla me 10 deri 49 të punësuar, ndërmarrje të mesme 50 deri 249 të punësuar) dhe ndërmarrje të mëdha me mbi 250 të punësuar”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
Sipas këtij hulumtimi, del të jetë se gjatë këtij viti, 99.3% e ndërmarrjeve kanë një deri nëntë të punësuar. Numri i mikrondërmarrjeve në harkun kohor 2010-2012 ka ardhur duke u rritur, për të pësuar një rënie në vitin 2013 kur regjistrohen 137 mikrondërmarrje më pak se në vitin 2012.
Nga numri total i ndërmarrjeve në vitin 2013 aktiviteti ekonomik më i preferuar nga investitorët duket të jetë “Tregtia me shumicë e pakicë, riparimi i mjeteve motorike, mallrat personale dhe të amvisërisë” me përkatësisht 2,849 ndërmarrje aktive nga 9,421 gjithsej. Sektorë të tjerë të përhapur në Republikën e Kosovës janë: “Pasuritë e patundshme, dhënia me qira dhe aktivitetet e biznesit” me 1,056 ndërmarrje. “Industria përpunuese” me 942 ndërmarrje, “Ndërtimtaria” me 932 ndërmarrje, “Hotelet dhe restorantet” me 909 ndërmarrje etj.