Open Data Albania ka përditësuar të dhënat për vitin 2013, lidhur me raste të raportimit dhe kontrollit të transaksioneve në cilësinë e të dyshuara për burim jo të pastër financiar. Gjatë këtij viti  34% e rasteve të dyshimta për pastrim paraje kanë të bëjnë me transfertat jashte vendit. Janë 189 transferta jashte vendit të dyshuara për aktivitet të pastrimit të parasë.

“Derdhje me para në dorë me shuma të konsiderueshme” me 96 raste të dyshuara është një tjetër kategori tipologjie, “Veprime jashtë profilit të klientit” 60 raste, “Përdorimi i llogarisë individuale për qëllime biznesi” 44 raste, “Blerje pasurish të paluajtshme me burim të panjohur të fondeve”29 raste etj. Ajo që vihet re në vitin 2013 është shfaqja e tipologjise “Veprime të kryera nga persona të dyshuar të përfshirë në vepra kriminale”. 


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Në harkun kohor 2010-2013 totali i rasteve të raportuara për aktivitet të dyshimtë është rritur nga 211 në 558 të tilla, pra ka pasur një rritje me 2.64 herë. Në vitin 2013 ndryshe nga vitet e mëparshme 2010 – 2012 nuk është raportuar asnje transaksion i tipologjisë “Përfshirja e personave të ekspozuar politikisht në transaksione” apo për transaksione të parashikuara si “Blerje pasurish të luajtshme me burim të panjohur të fondeve”.

Tipologjitë e Rasteve te Aktivitetit te Dyshimte ne vitet 2010-2013




Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Raportimi i transaksioneve të dyshimta bëhet nga subjekte që kanë detyrim të evidentojnë transaksionet që duhen inspektuar. Subjektet raportuese të aktivitetit të dyshimtë të pastrimit të parasë janë: Institucionet Bankare; Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Zyrat Noteriale; Shoqëri të Transfertave; Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; Zyrat e Këmbimit Valutor; Shoqëri të Qiradhënies Financiare (Leasing) etj. Viti me raste më të shumta të aktiviteteve financiare të dyshimta është viti 2007 ku shënohen 748 raste.


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Në vitin 2013 nga 558 raste të dyshuara për pastrim paraje 248 janë vlerësuar se kanë patur në përbërje elementë që përbëjnë vepër penale. Këto raste janë referuar pranë strukturave të hetimit penal si Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ndërsa 35 raste janë referuar drejtpërdrejt në zyrën e krimit ekonomik në prokurori.

Rastet e dyshimta te dërguara ne DPPSH dhe ne Prokurori 2009-2013


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Peshën kryesore të raportimeve të kryera si raste të aktivitetit të dyshimtë e zënë bankat e nivelit të dytë. Në vitet e fundit vihet re një rritje e rasteve të raportuara nga subjektet që kanë detyrim raportimi me ligj. Nëse në vitin 2008 ishin 142 raste të raportuara nga Bankat dhe 5 raste nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave,në vitin 2013 Bankat kanë raportuar 420 raste dhe Doganat 36 raste. Pra, ka një rritje me 3.67 herë më shumë raste të raportuara në harkun kohor të 6 viteve.


Raportimi mbi transaksione të dyshuara si pastrim parash sipas subjektit raportues 2008-2013


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA

Në tre vitet e fundit numri i masave administrative të marra kundrejt subjekteve raportuese ka ardhur duke u ulur. Në vitin 2011 janë marrë 26 masa administrative, në vitin 2012 janë marrë 22 masa. Në vitin 2013 janë marrë 13 masa administrative bazuar në shkeljet e mosdeklarimit të konstatuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parasë. Nga këto masa 6 i drejtohen zyrave të këmbimit valutor, 5 noterëve dhe 2 bankave të nivelit të dytë. Vlera në total e gjobave për këto subjekte shënon vlerën e pesëmbëdhjetë milion e nëntëqind mijë lekëve.


Masat administrative për transaksione të parregullta – pastrim Parash sipas subjekteve 2013


Burimi: DPPP (Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit te Pastrimit te Parave)
Komentet dhe analiza: ODA