PD iu rikthye sot asaj që e konsideron rast korruptiv skandaloz të agjencisë EAG. Në një dalje për mediat, Grida Doma tha se kompania e vëllait të Erion Veliajt përfitoi në mënyrë abuzive dhe askush nga qeveria nuk po reflekton.
“Në maj të 2014 Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, që varet nga Ministri Veliaj, ka vendosur të bëjë një prokurim i cili duhej sajuar me cfarëdo mjeti, mjaft që paratë t’i shkonin EAG.
Që paratë ti shkonin kompanisë ndërsa nuk gjendej se cfarë do të mund të justifikonte transfertën e shumës, u shpik që një nga shërbimet të ishte prodhimi i logos së re të faqes online të Agjencisë. Por fakti është se logoja e re e Agjensisë dhe ëeb-i, ishin të prodhuara muaj më parë. Funksionarë dhe punonjës të Agjensisë e kanë kuptuar se gjenden para një shkeljeje të rëndë ligjore, të friksuar se janë detyruar të bëhen pjesë e këtij abuzimi, i janë drejtuar Kryeministrit Rama dhe Ministrit Veliaj, ku i kanë sqaruar rrethanat korruptive.
Asnjë reagim, cështja është fshehur nga Veliaj dhe Edi Rama.
Heshtja, fshehja dhe mospërgjigjia ndaj denoncimit që i ka ardhur nga vetë punonjësit e Agjencisë, vërtetojnë bekimin e Edi Ramës ndaj kësaj afere. Ky është një rast skandaloz i korrupsionit të pastër, e vjedhjes më të dy duart të taksave të qytetarëve të vendit.
Ky është realiteti në Shqipëri sot.
Edi Rama ka licensuar një mekanizëm korruptiv për ministrin e tij, e për stafin e tij të ngushtë që zotërojnë kompaninë në fjalë. Del dhe bën propaganda, keqpërdor një grua zëvendësministre për 12 mijë lekë të vjetra të papaguara, nga ana tjetër me lejen e tij, një kompani disa mujore pasurohet pareshtur me fonde publike. 


PD iu rikthye sot asaj që e konsideron rast korruptiv skandaloz të agjencisë EAG. Në një dalje për mediat, Grida Duma tha se kompania e vëllait të Erion Veliajt përfitoi në mënyrë abuzive dhe askush nga qeveria nuk po reflekton.
Në maj të 2014 Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, që varet nga Ministri Veliaj, ka vendosur të bëjë një prokurim i cili duhej sajuar me cfarëdo mjeti, mjaft që paratë t’i shkonin EAG.
“Funksionarë dhe punonjës të Agjensisë e kanë kuptuar se gjenden para një shkeljeje të rëndë ligjore, të friksuar se janë detyruar të bëhen pjesë e këtij abuzimi, i janë drejtuar Kryeministrit Rama dhe Ministrit Veliaj, ku i kanë sqaruar rrethanat korruptive.” – përfundoi deklaratën e saj Duma.