Buxheti i shtetit ka paguar gjatë periudhës janar-prill 2015, gati 52 milionë lekë të rinj, për financimin e partive politike.  Nga ky fond janë financuar 6 parti, mes te cilave, 5 të majta.
Përmes monitorimit të transaksioneve të thesarit nga Buxheti i Shtetit  të bërë nga Spending Data, rezulton se në periudhën 1 janar – prill 2015 me përshkrimin Transferta për Partitë Politike, të jenë ekzekutuar 7 transaksione me vlerë 51 milionë e 760 mijë lekë. Transaksionet janë në favor në 6 partive e konkretisht kryeson Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila ka marrë 35 milionë e 990 mijë Lekë.
E dyta për nga sasie e fondeve të përfituara, është Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që ka marrë  4 milionë lekë.  Edhe pse parti jo parlamentare, Partia Social Demokrate  e Gjinushit, ajo e Demokracisë Sociale  e Milos, kanë marrë nga 3 milionë e 56o mijë Lekë, e po kaq leke ka marre dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokes, raporton “AS”.
Edhe pse parti parlamentare, Partia Kristian Demokrate e drejtuar nga deputeti i arrestuar, Mark Frroku, ka marrë 1/3 e lekëve që kanë përfituar Milo e Gjinushi, vetë 1 milionë lekë të rinj. Transaksionet janë urdhëruar me shkresa të Ministrisë së Financave, dhe përkojnë me Fonde Vjetore për Partitë. Këto vlera nuk kanë të bëjnë me transferta për para që jepen në bazë të Kodit Zgjedhor për Financim Fushata Elektorale.
Buxheti i shtetit ka paguar gjatë periudhës janar-prill 2015, gati 52 milionë lekë të rinj, për financimin e partive politike.  Nga ky fond janë financuar 6 parti, mes te cilave, 5 të majta. Përmes monitorimit të transaksioneve të thesarit nga Buxheti i Shtetit  të bërë nga Spending Data, rezulton se në periudhën 1 janar – prill 2015 me përshkrimin Transferta për Partitë Politike, të jenë ekzekutuar 7 transaksione me vlerë 51 milionë e 760 mijë lekë. 
Transaksionet janë në favor në 6 partive e konkretisht kryeson Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila ka marrë 35 milionë e 990 mijë Lekë. E dyta për nga sasaie e fondeve të përfituara, është Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që ka marrë  4 milionë lekë. Edhe pse parti jo parlamentare, Partia Social Demokrate  e Gjinushit, ajo e Demokracisë Sociale  e Milos, kanë marrë nga 3 milionë e 56o mijë Lekë, e po kaq leke ka marre dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokes.
Edhe pse parti parlamentare, Partia Kristian Demokrate e drejtuar nga deputeti i arrestuar, Mark Frroku, ka marrë 1/3 e lëkëve që kanë përfituar Milo e Gjinushi, vetë 1 milionë lekë të rinj. Transaksionet janë urdhëruar me shkresa të Ministrisë së Financave, dhe përkojnë me Fonde Vjetore për Partitë. Këto vlera nuk kanë të bëjnë me transferta për para që jepen në bazë të Kodit Zgjedhor për Financim Fushata Elektorale.