Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me eksportet, importet dhe bilancin tregtar sipas grupmallrave për vitin 2014. Sipas të dhënave të analizuara, peshën më të lartë të eksporteve të vendit tonë e zënë dy kategori grupmallrash: a) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike dhe b) Tekstile dhe këpucë. Për vitin 2014, këto grupmallra zënë secili rreth 34% të totalit të eksporteve. Eksportet e minerale, lëndë djegëse, energji elektrike kanë pësuar një rënie me rreth 14% krahasuar me vitin 2013, ndërsa eksportet e tekstile dhe këpucë kanë pësuar një rritje me rreth 24%.

Një tjetër grupmallrash i rëndësishëm janë edhe materialet e ndërtimit dhe metalet, që për vitin 2014 zënë rreth 15% të totalit të eksporteve. Grupmallrat e tjera zënë pesha më të vogla në eksporte, pesha që vargojnë nga 1 deri në 7%.


Vlera në mln lekë
Burimi: INSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Në rastin e importeve, dallojmë tre grupmallra kryesore që zënë peshën më të lartë, ku përmendim: a) Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi; b) Ushqime, pije, duhan dhe c) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike. Në vitin 2014, vlera e importeve për dy grupet e para të lartpërmendura ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2013. Importet për grupmallrat Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike kanë pësuar ulje për vitin 2014. Po ashtu një peshë të konsiderueshëm në importet e vendit tonë zënë edhe grupmallrat Produkte kimike dhe plastike; Materiale ndërtimi dhe metale; Tekstile dhe këpucë.


Vlera në mln lekë
Burimi: INSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Në bilancin tregtar sipas grupmallrave, kemi një bilanc negativ për të gjithë grupmallrat me përjashtim të Tekstile dhe këpucë, ku rezulton një bilanc tregtar pozitiv. Vlerat më të larta të deficitit tregtar realizohen nga grupmallrat Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi; Ushqime, pije, duhan; dhe Produkte kimike dhe plastike.

Bilanci tregtar sipas grupmallrave, 2010-2014
Vlera në mln lekë



Burimi: INSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania