Open Data ka kryer një investigim mbi shpenzimet e buxhetit të Shtetit në Shqipëri sipas klasifikimit funksional/sektorëve me synimin për të krijuar një pamje vizuale më të kuptueshme për popullatën. Të dhënat janë të publikuara nga Ministria e Financave dhe janë përpunuar nga Open Data. Synimi është prezantimi më i qartë se sa para shkojnë për çfarë dhe diferenca mes planifikimit fillestar dhe realizimit faktik gjatë zbatimit të ligjeve vjetore të buxhetit.

Deviacioni mesatar nga buxheti plan 2007-2011

Shpenzimet e buxhetit faktik përgjatë pesë viteve 2007-2011 kanë qenë vazhdimisht më të ulëta se sa plani. Mesatarisht shpenzimet totale kanë qenë 6.3 për qind më të ulëta për shkak se qeveria vazhdimisht ka kryer planifikime tepër optimiste të të ardhurave, të cilat kanë dalë të gabuara dhe kanë detyruar shkurtime buxhetore përgjatë vitit. Buxheti i shtetit ka patur shpenzime totale mesatare prej 351 miliardë lekësh në vit përgjatë kësaj periudhe.


Burimi: Ministria e financave
Perpunimi dhe komentet: ODA

Shkurtimet nuk kanë rënë mbi të gjithë sektorët njësoj. Përgjatë pesë viteve të marra në analizë, Mbrojtja ka qenë sektori më i goditur nga shkurtimet në terma relativë ndërsa Argëtimi, Kultura dhe Çështjet Fetare kanë qenë më të favorizuarat me buxhet final gjithmonë më të lartë se sa plani. Por Kultura zë një pjesë të papërfillshme në buxhetin e shtetit kështu që analiza në terma relativë nuk është shumë shprehëse. Mbrojtja dhe Shëndetësia janë sektorët ku kanë rënduar më shumë shkurtimet pasuar nga Rendi dhe Siguria Publike dhe Arsimi. Çështjet ekonomike, (ku përfshihen investimet në rrugë), si dhe Mbrojtja sociale janë dy sektorët që kanë shpenzuar në mënyrë persistente më shumë nga planifikimi financiar.

Në total, përgjatë pesë viteve, siç shihet te grafiku  Mbrojtja dhe Shëndetësia kanë marrë secila 15 miliardë lekë më pak nga plani ndërsa Çështjet Ekonomike kanë marrë 49 miliardë lekë më shumë, pasuar nga Strehimi dhe Komoditetet e Komunitetit me 23 miliardë lekë më shumë.

Këto shifra tregojnë edhe prioritetet reale të qeverisë gjatë këtyre viteve. Mbrojtja, Shëndetësia, Rendi e Siguria dhe Arsimi rezultojnë sektorë joprioritarë, ku shpenzimet e planifikuara shkurtohen në rast vështirësish ekonomike ndërsa Çështjet Ekonomike, Strehimi dhe Komoditetet e Komunitetit, Mbrojtja Sociale dhe Kultura rezultojnë sektorë prioritarë.

Deviacioni mesatar nga buxheti plan ne perqindje per periudhen  2007-2011 paraqitet grafikisht si me poshte:


Burimi: Ministria e financave
Perpunimi dhe komentet: ODA

Deviacioni mesatar vjetor nga buxheti plan ne % paraqitet si me poshte:

Burimi: Ministria e Financave
Perpunimi dhe komentet: ODA

Te dhenat mbi deviacionin mesatar nga buxheti plan ne % paraqiten te permbledhura ne forme tabelare si me poshte:


Burimi: Ministria e financave
Perpunimi dhe komentet: ODA