Open Data Albania po hulumton mbi tregues të procesit të prokurimeve publike në ato bashki ku  kryetarët janë rimandatuar në Zgjedhjet për Pushtet Vendor të 21 Qershorit 2015. Në bashkinë Elbasan është rizgjedhur për një mandat të tretë zoti Qazim Sejdini. Hulumtimi ka si objekt prokurime publike të shpallura në dymbëdhjetë muajt e vitit 2014.

Treguesit përmbajnë informacion mbi numrin e procedurave të prokurimeve, strukturën sipas llojit të procedurës, vlera të tenderuar dhe shpërndarjes sipas klientëve. Një vend i veçantë në analizë i është kushtuar konkurueshmërisë  duke kategorizuar tenderimet në katër nivele: me operator të vetëm si mungesë konkurueshmërie, me dy deri tre operator, me katër deri dhjetë operator apo më se shumë dhjetë operator (konkurueshmëri e lartë).

Gjatë vitit 2014 Bashkia Elbasan ka shpallur 72 procedura prokurimi. Ku 14 prej tyre janë prokurime me procedurë të hapur; 32 përkojnë me kërkesa për propozim; ndërsa 26 janë raste të prokurimit  me negocim të drejtpërdrejt me një vlerë prej 31.9 milion lekë. 14 raste të procedurave me negocim janë shtesa kontrate të objekteve të mëparshme, me një vlerë prej 13.4 milion lekë.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Prej 72 procedurave të shpallura, 69 janë finalizuar me shpallje fituesi dhe nënshkrimin e një kontrate. Në 3 raste është anuluar procedura e prokurimit për arsye që lidhen me problematika në dokumentacionin e paraqitur.


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA


Burimi: Buletine APP
Analiza dhe Komente: ODA

Tre procedurat e anuluara kanë pasur në total një fond limit prej 54.3  milion lekë. Ndërkohë për 69 procedurat e finalizuar me nënshkrim kontrate fondi limit ndryshon me fondin e ofertuar në vlerën 93  milion lek ose 12% e fondit limt të shpallur për këto 69 procedura.

Vlera për Prokurime të shpallura dhe finalizuar me nënshkrim kontrate 2014, Bashkia Elbasan



Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Në 21 raste nga procedurat me negocim të drejtëpërdrejt fondi limit në shpallje është identik me fondin e paraqitur  nga operatori fitues. Fondi Limit është vlera e shpalljes së prokurimit. Vlera e kontratës së lidhur nuk duhet ta tejkalojë Fondin Limit të shpallur.

Në fondit e kontraktuar prej 676 milion lekë, janë 40 raste me vlerë 100 milion lekë të shpenzuara për Blerje Mallrash. Në 18 raste janë për Shërbime Publike dhe në 11 procedura objekt prokurimi janë veprat publike me rikonstruksion apo ndërtime. Peshën më të madhe në fondin e kontraktuar e zë rikonstruksioni apo ndërtimi i Veprave Publike me 60 % të vlerës totale.


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Vlera të Prokuruara sipas Kategorisë së Shpenzimit Mallra Shërbime dhe Vepra Publike, Bashkia Elbasan 2014.


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Nëse do të vlerësonim sipas konkurueshmërisë, bëjmë një kategorizim sipas numrit të operatorëve që marrin pjesë në garë. Konsiderohen si procedura me konkurueshmëri të munguar ato procedura, në të cilat paraqitet vetëm një ofertues. Po kështu pa konkurueshmëri do të konsiderohen edhe rastet e negocimit të drejtpërdrejt, të cilat zënë rreth 4.72% të vlerës së kontraktuar. 7% e Vlerës së Kontraktuar është tenderuar me mungesë konkurueshmërie apo me konkurrent të vetëm, ndërsa 61% e fondit të kontraktuar ose 24 tendera nga kjo Bashki, karakterizohen nga një nivel i lartë konkurueshmërie, me pjesëmarrje nga 4 deri në 10 operator konkurrent.


Konkurueshmëria në Prokurime Publike, Bashkia Elbasan 2014



Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA


Burimi: Buletin APPP
Komente dhe Analiza: ODA

Për 69 procedurat e prokuruara kemi vetëm 34 operator fitues. Në 12 raste kemi subjekte ose bashkim subjektesh të shpallur fitues në dy apo më shumë tendera. Kompania BIKADE SHPK renditet e para me 12 procedura tenderimi të fituara, me një vlere prej 33 milion lekë. Më pas renditen subjektet Bajrami N SHPK, MAK STUDIO SHPK dhe Zamira Qazimi (Person Fizik) me pesë tender të fituar secili.


Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Komente dhe analiza Open Data Albania

Sa i përket renditjes sipas peshës që zë çdo subjekt fitues në vlerën e kontraktuar, renditet e para kompania Victoria Invest SHPK me tre prokurime të fituara,  Njëri prej tyre Tenderi i Pastrimit të qytetit të Elbasanit, që arrin vlerën 195.83 milion lekë, ose 29% e fondit të kontraktuar. Kompania Bajrami N SHPK, ka fituar pesë procedura me vlerë totale të tenderuar 86 milion lekë, ose 13% e vlerës totale.

Renditja për Operator sipas Vlera të  Prokuruar , Bashkia Elbasan 2014


Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Komente dhe analiza Open Data Albania


Burimi: Buletin APP dhe DataBaza QKR
Komente dhe analiza Open Data Albania

Përkufizimie: Ligji Mbi Prokurimet Publike, njeh disa procedura për të siguruar realizimin e kontratave me objekt Punë, Shërbime apo Blerje Mallrash me fonde publike:

Procedura të Hapura janë procedurat ku çdo operator ekonomik i interesuar mund të dorëzojë një ofertë.

Procedura të Kufizuara janë procedurat ku vetëm operatorëve ekonomik të përzgjedhur nga Autoriteti Kontrakto u jepet e drejta të dorëzojnë ofertë. Proceduara të kufizuara aplikohen për rastet kur për mallrat, shërbimet apo punët publike duhet një kapacitet i caktuar teknik, profesional ose financiar. Rast tjetër parashikuar në ligj për procedurën e kufizuar është kur për autoritetin kontraktor rezulton më me leverdi ekonomike.

Kërkesa për Propozim janë procedura me anë të së cilave autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të përzgjedhur prej tij, por pranon edhe oferta të paraqitura nga operatorë të tjerë ekonomikë, të interesuar;

Procedura për  Shërbim Konsulence janë me natyrë intelektuale dhe këshillimore, që nuk përfshin lloje të tjera të shërbimit ku mbizotërojnë aspektet fizike të aktivitetit;

Procedura me Konkurs Projektimi përkufizohen të gjitha ato procedura, ku Autoriteti Kontraktor përzgjedh me anë të një jurie me konkurs një studim apo projekt që ka vetëm natyrë estetike, kryesisht në fushën e planifikimit urban, rural, arkitektonik etj.

Në të gjitha rastet kur procedurat e mësipërme rezultojnë të pasuksesshme, ofertat janë të pavlefshme apo nuk përmbushin kërkesat e dispozitave ligjore kombëtare, Ligji parashikon

Procedurë me Negocim. Kjo vlen edhe për raste emergjence, raste kur nuk duhet cënuar e drejta e autorit, apo mallrat janë të kuotuara në bursë. Në rastin e procedurës me negocim autoriteti kontraktor e përzgjedh vetë operatorin ekonomik dhe kushtet e kontratës.

Një rast tjetër i procedurave me negocim janë edhe shtesat e kontratave, për punë apo shërbime shtesë, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në kontratën fillestare, por që për shkak të rrethanave të paparashikuara, janë bërë të domosdoshme. Shtesa kontrate gjithashtu gjithashtu aplikohen edhe kur ndërtimet apo shërbimet suplementare nuk mund të ndahen nga kontrata fillestare pa shkaktuar vështirësi të mëdha, teknike e ekonomike për Autoritetin Kontraktor, me kusht që vlera shtesë të mos tejkalojë 20 % të vlerës së kontratës fillestare.